Politike30 Janar 2023, 14:12

"Rama është nën hetim nga FBI", publikohet dokumenti që citoi Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama për arrestimin e  ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në New York, Charles McGonigal, i akuzohet dhe se ka marrë qindra mijëra euro nga një punonjës i sigurimit në Shqipëri në vitin 2017.

Pavarësisht mohimit nga ana e Ramës, Berisha pretendon se kreu i qeverisë shqiptare është nën hetim nga FBI-ja dhe për këtë ai tregoi një dokument.

Bëhet fjalë për dokumentin e mëposhtëm, ku kryeministri Edi Rama është zyrtari i vetëm që përmendet nominalisht me emër dhe ku thuhet se bisedat, takimet, udhëtimet dhe kontaktet e McGonigal me Agron Nezën dhe Ramën duhet të paraqiten në Gjykatë.

-Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon,
Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë: Agron Neza, Lou Bladel- paraardhës i McGonigal në disa kontrata me Edi Ramën, qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

A e kuptoni? Çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.” tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Ndër të tjera, Berisha tha dhe se disa ministra të Qeverisë, i kanë paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama për shkak të takimeve me Charles McGonigal.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Berisha Charles McGonigal Rama