Teksa Luli përpiqet të bëjë pak matematikë (le të themi që nuk është fusha e tij e fortë), Rama dhe stafi i tij, nuk lenë koment të krye opozitarit pa e bërë video. Le të themi që kryeministri ‘i është vënë me bukë me vete’ Bashës dhe profili i tij i Instagramit është i mbushur plot me ‘video gazmore’. Mirë e bën, se me atë rast çfarë nuk shkon me qeverisjen, ‘e mbulon’ me gallatat që lëshon Luli.
Kështu, nisur nga premtimet e dikurshme të Berishës, ose më saktë i frymëzuar prej tij, Lulzim Basha premton se në proçesin e ‘lulëzimit’ të Shqipërisë do rrisë paga brenda katër vjeçarit të parë.
Duke qenë se premtimi është i përsëritur, Basha dëgjohet të premtojë një herë 32 mijë lekë pagë minimale, një herë në euro dhe një herë tjetër 36 mijë lekë të reja.
Video shoqërohet me postimin: ‘Be-Be-Ba…. 30 sekonda aritmetike demokratike me Mister Bean Berisha-Basha’
Në gjithë këtë fushatë, ku gëlojnë presionet, aritmetika është përtokë, premtimet në majë, etj etj, elektoratit (atyre jo aktivë) nuk i mbetet gjë tjetër veç të thotë: O ç’u kënaqëm! /Pamfleti