Politike25 Qershor 2019, 19:57

Rama hakmerret ndaj Bashkim Shehut pas sulmeve në KZAZ: Do hyjë në histori! S’dha leje për të ndërtuar spital

Shkruar nga Pamfleti
Rama hakmerret ndaj Bashkim Shehut pas sulmeve në KZAZ: Do hyjë

Kryeministri Edi Rama nuk ka rreshtur me batuta dhe ironi ndaj të gjithë eksponentëve të opozitës. Nga Kukësi, ku Rama prezantoi kandidatin socialit Safet Gjicin, ai premtoi se ndryshe nga Bashkim Shehu që nuk dha leje për spital, do ta shndërrojë krejtësisht qytetin me investime.

“Bashkimi do hyjë në histori, që ka penguar lejen për të ndërtuar spitalin. Dhe më idioti thotë aman një investim për spitalin, ai thotë “nuk ka leje mjedisore”. Bashkimi iku, kur i thua tjetrit shumë “ik” “ik” dhe ikën vetë”, tha Rama.

Politike