Politike30 Mars 2022, 18:52

Rama hedh në gojën e SPAK ministrat dhe distancon veten nga aferat: S’ka përgjegjësi kolektive, secili t’i dalë për zo

Shkruar nga Pamfleti
Rama hedh në gojën e SPAK ministrat dhe distancon veten nga aferat:

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputetët dhe ministrat e tij se do të mbajnë përgjegjësi personale nëse SPAK troket në derën e tyre. Prokuroria ka kërkuar arrestimin e Alqi Bllakos dhe kryeministri u pyet për këtë çështje pas Kryesisë së PS.

Ai u shpreh se në nivelin njerëzor është shumë i keqardhur, por në nivelin e detyrës këto që ndodhin i cilësoi rezultat i punës që ësht bërë. Sipas tij, kur u bë reforma në drejtësi askush nuk e mendonte se do të arrihej këtu. Ai u shpreh se nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik, duke distancuar veten nga aferat e ministrave.

“Kjo është përgjigja për ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej reformë në drejtësi, se do të vinte dita që edhe njerëz me pushtet do shkonin para drejtësisë. Nuk besonin se këtë reformë ne e ndërmorën me shumë vendosmëri bashkë me PS. Do vazhdojmë ta mbështesim për të krijuar kushtet që me kohë, mund dhe durim, ngritjet dhe uljet e veta një proces reformimi i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë për gjeneratën tjetër. Në nivelin njerëzor jam i keqardhur por në nivelin e detyrës i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse ka përgjegjësi për arrestimet që po ndodhin në PS, ai u shpreh se përgjegjësinë e ka personale gjithsecili. “Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik. Zgjedhjet e njerëzve në jetë, të njerëzve me të cilët lidh jetën, zgjedhjet e njerëzve bazohen mbi një sërë arsyesh dhe kriteresh, të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës, nëse në një moment shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara”, tha kryeministri.

Politike #Bllako ministra Rama