Aktualitet 2 Shkurt 2023, 11:13

Rama humbet shumicën në Kuvend, vetëm 66 deputetë e mbështesin për skandalin "McGonigal"

Shkruar nga Pamfleti
Rama humbet shumicën në Kuvend, vetëm 66 deputetë e

Deputetët e PD kërkuan mocion me debat dhe kryetarja Lindita Nikolla e hodhi në votim kërkesën. Por ajo u rrëzua me 66 vota kundër. Pra 8 deputetë të mazhorancës nuk votuan, pa përshirë këtu Ramën…

Kryeministrit Edi Rama duket se po i firojnë votat në Parlament. Ndonëse ka shkuar në 75 deputetë bashkë me Agron Çelën, (pa përfshirë 3 votat e Tom Doshit), sot në Kuvend ka pasur vetëm 66 deputetë.

Edhe pse seanca e sotme kishte shumë rëndësi sepse diskutohej për skandalin “Mc Gonigal”, shumë deputetë e kanë lënë në baltë kryeministrin.

Deputetët e PD kërkuan mocion me debat dhe kryetarja Lindita Nikolla e hodhi në votim kërkesën. Por ajo u rrëzua me 66 vota kundër. Pra 8 deputetë të mazhorancës nuk votuan, pa përshirë këtu Ramën që refuzoi të ishte në seancë.

39 pro, 66 kundër, bie kërkesa, vijohet me rendin e ditës”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Seanca e sotme është karakterizuar nga debate të forta. Opozita kishte dorëzuar një kërkesë për interpelancë me kryeministrin për aferën me ish-agjentin e FBI, por Rama e ka braktisur seancën, duke deleguar ministren Spiropali. Kjo shkaktoi tensione. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi që ai të vijë me urgjencë në sallë.

Nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit. Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin. Rama të zbatojë të drejtën e tij si i pandehur për të heshtur se do i përdorë në gjykatë. Unë nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Si kryeministër të mos fshihet pas Elisës dhe Agron Nezës, apo McGonigal. Kryeministri të vijë këtu dhe të japë llogari pasi ka korruptuar një zyrtar të FBI për ta përdorur një prej institucioneve më të rëndësishme të FBI si vegël kundër opozitës”, tha Bardhi.

Kujtojmë që Sali Berisha nuk është në sallë për shkak se është i përjashtuar 10 ditë, mirëpo ndonëse ai nuk është në sallë, ‘Foltorja’ e Kuvendit është bllokuar sërish, kësaj here nga deputetët mbështetës të tij. Luçiano Boçi, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi janë shprehur se procesverbali i seancës së kaluar parlamentare është në shkelje të rregullores, pasi nuk është pasqyruar ashtu siç duhet ajo se çfarë ndodhi, pasi për ta përjashtimi i Berishës dhe i 4 deputetëve të tjerë, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Edmond Spaho ishte pa asnjë arsye.

Kryesore Kuvend McGonigal Tensione