Politike22 Mars 2018, 09:25

Rama i babëzitur, Voltana llafazane, Hetoja ndan milionat

Shkruar nga Pamfleti
Rama i babëzitur, Voltana llafazane, Hetoja ndan milionat

E keqja ka shkuar shumë thellë. Gjyqtarët nuk po shkarkohen, po shpronësohen

Vijon situata kaotike në qarkun e Shkodres. Dita ditës, niveli i ujit po rritet duke shkaktuar përmbytje masive në toka bujqësore, banesa, shkolla etj.

Sot, uji ka përmbytur edhe qytetin e Shkodres. Po përsëritet e njëjta situatë si para disa vitesh, ku njerëzit lundronin me varkë nga një pallat tek tjetri.

Fajin e ka Edi Rama. Absolutisht që po. Rama as nuk e ka vrarë mendjen për qytetarët e Shkodres dhe as nuk e ka ndërmend që të shpallë emergjencën.

Shkaku dihet, nëse shpallet emergjeca, ai duhet të kompesojë një për një dëmet e shkaktuara. Edi Rama nuk e ka ndërmend që të paguajë asnjë qindarkë për shkodranët.

Rama po dënon Shkodrën duke i dhënë që të kuptojë që ata që nuk e votojnë nuk marrin asgjë. Gjithsesi edhe ata që e votuan, nuk është se po përfitojnë ndonjë gjë të madhe. Kryeministri duket i babëzitur nga të ardhurat e energjisë.

Rama është përgjegjës sepse ka vënë një të paftë që të sundojë mbi miliona euro.

Agron Hetoja, drejtori i KESH, e ka mendjen te vjedhja dhe zhvatja e miliona përmes shitjes së energjisë elektrike. Hetoja, la situatën që të marrë përmasa katastrofike. E mbushi kuotën e hidrocentralit deri në pikën e fundit pa e vrarë mendjen për pëembytjet.

Sa më shumë energji, aq më shumë miliona në xhep. Hetoja ka përmbytur qëllimisht gjithë zonën e nën Shkodres vetëm e vetëm që ti shesë energji Serbisë dhe të përfitojë me miliona euro.

Po kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi?

Më mirë të mos ishte fare. Një grua, që flet e nuk pushon! Nuk i mbyllet goja asnjë sekond, jo për hallet e qytetarëve të saj, por për të lavdëruar apo për të qarë hallet e PD. E kurdisur nga Lulzim Basha, Voltana është zëdhënësja e PD në Shkoder dhe jo kryebashkiake.

Anjë punë të re. Madje, Voltana nuk ka pastruar as kanalet kulluese në verë.

Qahet duke thënë se Rama nuk i jep fonde. Ka të drejtë, por aq fonde sa për të bërë pastrimin e kanaleve, bashkia i ka.

Por Voltanës nuk i intereson që mos të ketë përmbytje. Nëse Shkodra nuk përmbytet, si do të shajë ajo qeverinë dhe kundërshtarët politikë. Për Voltanën, përmbytje, do të thotë ankesa dhe ankesa do të thotë vota. Çdo gjë është në interes të tyre, asnjë nuk mendon për qytetarët.

Në djall Rama, Hetoja, dhe Voltana!/Pamfleti.com

Politike Agron Hetoja drejtori i KESH Edi Rama kryebashkiakja e Shkodrës kryeministri shqiptar Voltana Ademi