Aktualitet21 Tetor 2019, 19:58

Rama i fal miliona Vilma Nushit dhe zhytet në borxhe tek bosi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale

Shkruar nga Pamfleti
Rama i fal miliona Vilma Nushit dhe zhytet në borxhe tek bosi i

Rama i fal miliona Vilma Nushit dhe zhytet në borxhe tek bosi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale

3.6 milionë lek është shuma e parave të shqiptarëve të hedhura në kosh të plehrave. Më saktë të trasferuara nga xhepat e shqiptarëve të varfër, në xhepat e bosëve të konçensioneve PPP, me të cilët Edi Rama ndan bizneset dhe fitimet. Dokumentet e dala nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk kanë nevojë për komente. Aty është e shkruar e zeza mbi të bardhë mbi të vërtetën e konçensioneve në shendetësi, pikërisht për ato që jo më larg se tre ditë të shkuara, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ulërinte në Kuvend duke i quajtur si një nga punët më të mira të kësaj qeverie.

Si për shpërdorohen paratë e konçensioneve?

Së pari duke paguar para për shërbime kurrë të kryera.

Auditi i kryer nga Kontrolli Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah mbrojtjen që iu sigurojnë kushtet e kontratave, kompanive konçesionare dhe paratë e derdhura lumë, për shërbime që shqiptarët nuk i marrin. Këto kontrata të hartuara nga mafiozi i shëndetësisë Ilir Beqja, urdhëruar e miratuar nga Edi Rama, të zbatuara aktualisht me rigorozitet nga Ogerta Manastirliu, i hapin dritën jeshile çeqeve publike për shërbime të pakryera. Kështu, nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë, check up, rezultoi se edhe në 2018-ën, nuk janë arritur projeksionet e kontratës duke bërë që, pagesat e marra tepër nga koncesionari, pra Vilma Nushi, për punën e pa kryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, të shkojë në 801 milion lekë.

Edi Rama i ka falur Vilma Nushit 801 milion lek!

Pavarësisht kësaj, paturpësisht, ashtu sic bën me gjithçka tjetër kjo qeveri, check up-i i Vilma Nushit vazhdon të reklamohet nga institucionet shëndetësore si sukses!

E njëjta situatë rezulton edhe nga auditimi mbi monitorimin e paketës së hemodializës, e cila zë peshën më të madhe të 10 paketave spitalore në vlerën 2.095 milion lekë, ku sipas kontratës koncensionare, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor duhet të paguajë koncensionarin për numrin e projektuar të pacientëve dhe seancave, pavarësisht se numri real i pacientëve dhe i seancave është më i ulët se ai i projektuar.

Sipas KLSH, 89% vlerës së paketës realizohet në subjekte privatë dhe me PPP.

Sërish para të dhuruara. Vjedhin shqiptarët dhe mbushin xhepat e konçensionarëve. Veçse në këtë PPP fitojnë me thasë edhe spitalet provate.

Kontrata e tretë që shumë shpejt do të kthehet në një gropë të ngjashme financiare është ajo e sterilizimit të pajisjeve spitalore kirurgjikale. Sipas KLSH-së vlera e këtij shërbimi për vitin 2018 është rritur ne 954 milion lekë, ose 84% më shumë se një vit më parë, rritje e pa parashikuar dhe jashtë parashikimeve të institucionit, duke krijuar detyrim të prapambetur në vlerën 306 milion lekë.

Pra pritet që vitin tjetër Edi Rama ti dhurojë konçensionarit të radhës 306 milionë lek.

E keqja më e madhe e kësaj kontrate është se nuk ka asgjë të përcaktuar apo detajuar se për çfarë pakete specifike bëhet fjalë, për çfarë lloj operacioni kirurgjikal dhe për çfarë pajisjesh kirurgjikale.

Mafia në shëndetësi është kujdesur që të mos specifikojë asgjë. Kontrata e konçensionit të sterilizimit është hartuar me kushte favorizuese vetëm për konçensionarin. Përndryshe si mund të flutuojnë gjithë këto miliona.

Kujtojmë se kontratën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore e ka fituar kompania SaniServis, e cila vazhdon e mbledhë shumën e borxhit, pa ndaluar, sepse është i sigurtë që Edi Rama do ia paguajë, në mos këtë vit, vitin e ardhshëm. Dhe faturon para për një proces sterilizimi i cili, deri dje funksiononte për bukuri dhe kryhej nga vetë spitalet.

Se ç’nevojë kishte për një shërbim të tillë vetëm Edi Rama mund ta dijë.

Vetëm me një llogari të thjeshtë, me paratë e harxhuara deri tani, jo vetëm që spitalet do t’i kryenin vetë këto shërbime me specialistët e tyre, por ato do të kishin qenë të mjaftueshme edhe për blerje pajisjesh dhe aparatura moderne spitalore, aq të nevojshme për shëndetësinë e mjerë shqiptare.

Por mafia është ulur këmbëkryq në këtë vend.

E ndërkohë që milionat që përmendëm më sipër fluturojnë, një tjetër kontratë konçensionare është bërë gati. Ajo ka të bëjë me analizat spitalore, të cilat gjithashtu do të përqendrohen në një dorë. Një skandal i madh, për të cilin Edi Rama ka firmosur ndërkohë. Në fshehtësi dhe me pabesi si me të gjitha të tjerat./Pamfleti/

Kryesore Rama i fal miliona Vilma Nushit dhe zhytet në borxhe tek bosi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale