alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

04/07/2022, 10:45
ne Politike
A A
Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

Rama “i jep mend” Maqedonisë së Veriut: Do bëjnë gabim të madh nëse s’pranojnë propozimin e Macron

Kryeministri Edi Rama thotë se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin.


“E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë dhe falë marrëdhënieve të mira me të, por edhe falë Bujar Osmanit që ishte i jashtëzakonshëm për durimin, qëndresën dhe kokëfortësinë, propozimi i ri, i cili është dhe përfundimtari për ju që ta kuptoni, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë”, theksoi Rama.

-Lexo edhe:

Anija me 6 mijë ton drithë nga Ukraina, Braçe: Gruri i bujqve shqiptarë ka ngelur pa shitur, ministrja e Bujqësisë të bëjë transparencë

“Rama nuk do që Saliu të dalë nga politika”, Ngjela: Meta dhe Berisha janë tërbuar nga frika e prangave, të dy janë zhytur në korrupsion

Kryeministri tha gjatë intervistës se “nuk kam hyrë në martesën e konfliktit nëse mund t’a quaj të tillë, por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Por në të njëjtën kohë mund t’ju them se ndodhi çfarë ndodhi në sensin që Bullgaria është anëtare e BE-së,  BE-ja ka një mënyrë të adresimit të gjërave që është shndërruar në një lloj pengmarrje e vendeve për interesin e një vendi apo të një tjetri dhe gjithashtu fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi. Pra kjo është e gjithë situata. Edhe njëherë unë kurrë nuk do guxoja të dilja publikisht dhe të thosha atë që i thashë Dimitar Kovaçevski. Unë isha ai që i thashë atij më përpara, se kjo është një rrugë që nuk të çon asgjëkundi gjatë një diskutimi që zhvilluam në kthim nga Brukseli dhe i thashë që tani është në rregull”.

Rama sqaroi se nuk po i kërkon homologut të Maqedonisë së Veriut të pranojnë këtë propozim se Shqipëria do përballet me vështirësi.

“Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere. Ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të diskutohet, çdo pikë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjigje në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani”, nënvizoi Rama.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha që Shkupi ta bëjë zgjedhjen.

“Instikti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos t’a pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni.  Sigurisht 100 %. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt, por ndërkohë më duhet t’ju them se në këtë situatë liderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanizëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kishin ngelur në kurth, ishin strucët e Bullgarisë si ne, por sigurisht për ne ishte një eksperiencë e dhimbshme të ishe peng”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kryeministri Rama tha gjatë intervistës për televizionin maqedonas se e respekton Bullgarinë dhe popullin bullgar, por shprehu mendimin se çështja me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së.

“Mendoj që kjo mbetët për t’u zgjidhur nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Nuk më takon mua të flas për këtë sepse unë e respektoj Bullgarinë, e respektoj popullin bullgar. Është e komplikuar prandaj nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së, në mendimin tim. Kjo gjë më revolton, çështje midis dy vendeve të lidhura me historinë para së gjithash bëhen çështje të politikës dhe politika nuk është për të zgjidhur historinë, politika ose e bën ose e komplikon edhe më shumë historinë, pra sa më shumë që përpiqeni të zgjidhni diçka nëpërmjet politikës, aq më e vështirë bëhet sepse bëhet çështje midis partive dhe pastaj bëhet çështje elektorale dhe kështu ka ndodhur, por në fund janë çështje që mbeten për t’u zgjidhur midis jush dhe nuk më takon mua të them çfarë është e drejtë dhe e gabuar”, u shpreh Rama./ ATA

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Anija me 6 mijë ton drithë nga Ukraina, Braçe: Gruri i bujqve shqiptarë ka ngelur pa shitur, ministrja e Bujqësisë të bëjë transparencë

11/08/2022, 16:04
Kryesore

“Rama nuk do që Saliu të dalë nga politika”, Ngjela: Meta dhe Berisha janë tërbuar nga frika e prangave, të dy janë zhytur në korrupsion

11/08/2022, 15:28
"Kabuli për Tiranën", Bashkia akuzon Metën për mashtrim: Do të sulmojë Veliajn!
Politike

“Kabuli për Tiranën”, Bashkia akuzon Metën për mashtrim: Do të sulmojë Veliajn!

11/08/2022, 14:19
Me dosje korrupsioni tek Krimet e Rënda, Meta rehabiliton ish-ministrin e inkriminuar: Referendum, referendum, referendum për të triumfuar qytetarët!
Politike

Me dosje korrupsioni tek Krimet e Rënda, Meta rehabiliton ish-ministrin në gjirin e Partisë së Lirisë: Referendum, referendum, referendum!

11/08/2022, 13:22
"Ke nostalgji për kohën kur ishe spiun", Meta dhe Veliaj përplasen në distancë: Qen i pa vaksinuar!
Politike

“Ke nostalgji për kohën kur ishe spiun”, Meta dhe Veliaj përplasen në distancë: Qen i pa vaksinuar!

11/08/2022, 13:22
Zbulimi i spiunëve në politikë, Meta flet me kode: Mostrat manipuluan dosjen!
Kryesore

Zbulimi i spiunëve në politikë, Meta flet me kode: Mostrat manipuluan dosjen!

11/08/2022, 12:56
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë 8000 m2 plazh me qira 3 lekë/m2 në muaj; 1 shezlong në Drimadhe kushton 7-8 Euro në ditë

Berisha harron "non grat-ën", i uron pavarësinë SHBA-së: Në 100 vitet që vijnë, do forcoj marrëdhëniet me ju

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

11/08/2022, 16:08

Anija me 6 mijë ton drithë nga Ukraina, Braçe: Gruri i bujqve shqiptarë ka ngelur pa shitur, ministrja e Bujqësisë të bëjë transparencë

11/08/2022, 16:04

Serbia lobon për tërheqjen e një prej njohjeve të para të Kosovës

11/08/2022, 16:04

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

11/08/2022, 16:02
“Bajramin e dua te Fiorentina”, Edi Reja flet për yjet kuqezi: Asllani mjaft cilësor, dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare

“Bajramin e dua te Fiorentina”, Edi Reja flet për yjet kuqezi: Asllani mjaft cilësor, dua lojtarë nga Superiorja në Kombëtare

11/08/2022, 15:41

“Rama nuk do që Saliu të dalë nga politika”, Ngjela: Meta dhe Berisha janë tërbuar nga frika e prangave, të dy janë zhytur në korrupsion

11/08/2022, 15:28
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In