Politike23 Qershor 2022, 14:52

Rama i kërkon 'llogari' Macron dhe injoron kryeministrin bullgar, Michel e Von der Leyn shkrihen së qeshuri; çfarë nuk u pa nga Samiti në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti
Rama i kërkon 'llogari' Macron dhe injoron kryeministrin

Pas përfundimit të mbledhjes në samitin e BE në Bruksel, kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar.

Në kohën kur liderët po bënin foton familjare në samitin e BE-së, Rama ishte në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Rama më pas iu është afruar presidentit francez Emmanuel Macron, ku i ka kërkuar ‘llogari’ për mos hapjen e negociatave gjatë këtij samiti.

Kryeministri vijon t’i shpreh pakënaqësitë presidentit francez, ai mesa duket ai nuk e ka aspak vëmendjen ndaj ankesave të  Ramës, por tek foto.

Para momentit të fotografimit, shihet në katin e tretë të podiumit kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, i cili përpiqet t’i thotë diçka Ramës, i cili nuk i kushton vëmendje.

Politike Edi Rama