Aktualitet 2 Shkurt 2023, 10:39

Rama i trembet skandalit “McGonigal”, braktis interpelancën me PD; debate e përplasje në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama ka braktisur interpelancën me deputetët e PD sa i takon skandalit me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Konferenca e kryetarëve ra dakord që të kishte një interpelancë mes Ramës dhe deputetëve të Alibeajt, por kryeministri duket se është frikësuar. Sot ai nuk ka shkuar në seancë dhe ka deleguar ministren Spiropali të japë sqarime.

Kjo gjë ka shkaktuar debate dhe përplasje të forta në seancë. Deputetët e Berishës u ngritën dhe bllokuan foltoren, duke mos lejuar që të ketë diskutime. Ndërkohë deputetët e opozitës kërkojnë që të ketë mocion me debat dhe të vijë Ram në seancë.

Tek po lexoja procesverbalin nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD për 10 ditë, kanë kërkuar të drejtën e tyre për një mocion me debat për ish zyrtarin e lartë të FB për lidhjet e tij për eliminimin e opozitës, ndërkohë ju vazhdoni atë skenar që tashmë ka kohë që organizohet dhe zbatohet dhe është e njëjta mënyrë dhe e njëjta formë, nëse Rama paguan agjentët e FBI korrupton ata, dhe ky parlament është i korruptuar nga po ai, po i hiqet fjala opozitës. Është akt tradhtie kombëtare, Rama kërkon të eleminojë sistemin, kolonat e sistemit dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij dhe është kryeministri i parë…”, tha Luçiano Boçi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sekretari i PD, Gazmet Bardhi kërkoi që Rama të shkojë në sallë dhe të japë sqarime për të gjithë takimet me ish-zyrtarin e FBI. Sipas tij, ai nuk mund të heshtë, por duhet të japë sqarime se përse ka punuar kundër opozitës.

Nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrin. Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin. Rama të zbatojë të drejtën e tij si i pandehur për të heshtur se do i përdorë në gjykatë. Unë nuk e kam thirru si të pandehur, por si kryeministër. Si kryeministër të mos fshihet pas Elisë dhe Agron Nezës, apo McGonigal. Kryeministri të vijë këtu dhe të japë llogari pasi ka korruptuar një zyrtar të FBI për ta përdorur një prej institucioneve më të rëndësishme të FBI si vegël kundër opozitës”, tha Bardhi.

Ndërsa Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Rama se është i përfshirë me çdo aferë korruptive dhe se Kuvendi duhet të pranojë kërkesën e opozitës për mocion me debat.

Ka një problematikë që lind që nga seanca e kaluar. Të gjithë deputetët që të opozitës duan të flasin për këtë çështje ku kryeministri ka përdorur çdo gjë për të korruptuar për agjentin. Nëse kryeministri ka turp dhe nuk del këtu nuk vjen. Duhet të vijë të japë përgjigje se caktoni dot ju se kush do të bëjë debat. Është po ky kryeministër që i dalin skandalet me avionin privat. Është kryeministri që është i përfshirë me çdo aferë në këtë vend dhe se caktoni dot ju kohën e deputetëve e cakton kushtetuta. Pranoni kërkesën me mocion me debat, kërkohet kryeministri për një aferë personale. Jepini sens parlamentit”, tha ai.

Ndërkohë Jorida Tabaku deklaroi se Kuvendi po kthehet në zyrë të qeverisë dhe kjo është e papranueshme. Sipas saj, duhet që Rama të japë sqarime për skandalin me zyrtarin e FBI.

Disa nga ne këtu e kanë seriozisht parlamenti dhe vijmë të diskutojmë dhe debatojmë. Javën e kaluar ju hoq fjala gjysmës së këtij parlamenti. Nuk mundet parlamenti kur opozita duhet të përfshihet në procese të rëndësishme të kthehet në zyrë të qeverisë. Të drejtën e fjalës tonë këtu nuk na e hiqni dot. Sot ndodhemi në një moment që është vërtetuar çdo gjë që ne kemi thënë. Kush po gënjen, ne , ju apo FBI. Jepuni shqiptarëve mundësinë të marrin vesh të vërtetën. Unë vij të këtu sepse jam votuar për të folur dhe nuk keni të drejtë të hiqni fjalën. Na takon konferencës së Kryetarëve të mblidhemi dhe vendosim. Janë të rëndësishme shumë çështje, por lërini deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre”, tha Tabaku.

Seanca u ndërpre disa herë nga kryetarja e Kuvendit, e cila përjashtoi edhe Gazmet Bardhin. Ndërkohë opozita bllokoi foltoren, ku nuk munguan fërshëllimat me bilbilë dhe goditjet ndaj tavolinave. Mazhoranca më pas i hodhi me urgjencë në votim ligjet dhe mbylli seancën, duke bërë që Rama sërish t’i shmanget përgjegjësisë.

Lexo edhe: 

Seancë e pazakontë në Kuvend, Korreshi i bie bilbilit; deputetët e tjerë u bien tavolinave

Kaosi në Kuvend, partia e Metës  ‘lë në baltë’ deputetët e “Foltores”

Tensione në Kuvend/ Balla mbron Ramën dhe sulmon opozitën: Halli juaj nuk është McGonigal!

Debate në Kuvend, Nikolla përjashton Bardhin nga seanca; bllokohet sërish foltorja

 

Kryesore