Aktualitet14 Qershor 2019, 16:50

“Rama ik”, pas Librazhdit Rama pritet me protesta edhe në Patos

Shkruar nga Pamfleti

“Rama ik”, pas Librazhdit Rama pritet me protesta edhe në Patos

Ditën e sotme kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në Bashkinë e Patosit, ku pritet të mbajë takimin e radhës elektoral.

Mbështetësit e Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.

Sipas informacioneve paraprake protestuesit janë mbledhur vetëm 300 metra larg vendit ku Rama do të mbajë fjalimin prezantues për kandidatin e PS-së për Bashkinë Patos.

Ndërkohë ështrë mësuar se eskorta e kryeministrit Edi Rama nuk ka mbërritur akoma në rrugën ku është zhvilluar protesta, ndonëse takimi pritej të niste në orën 16:00. Dyshimet janë se ai mund të ndryshojë rrugë.

ValljaJanë grumbulluar pak metra aty ku kryeministri do zhvllojë takimin. Janë të shumta forcat policore të vendosura aty. Nuk ka pasur përplasje të policisë dhe protestuesve. Protestuesit janë vendosur rreth 300 meta larg vendit ku kryeministri do të mbajë fjalimin.

Mund të ketë një devijim të rrugës, sepse pritej që takimi të niste në orën 16:00. Ende nuk është e qartë se ku do të jetë kalimi i eskortës së kryeministrit.

codramol
smile

Aktualitet Edi Rama Librazhd Patos