Aktualitet 9 Maj 2019, 13:11

Rama investon tek injorantët, Basha në Pogradec: Rrethohemi nga miliarderë me 4 klasë

Shkruar nga Pamfleti
Rama investon tek injorantët, Basha në Pogradec: Rrethohemi nga

Rama investon tek injorantët, Basha në Pogradec: Rrethohemi nga miliarderë me 4 klasë

Kreu i partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në qytetin e Pogradecit me të rinjtë e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se Pogradeci është një perlë dhe bukuri e natyrës, por ajo që e bën më të bukur këtë vend është rinia e Pogradecit.

Basha u shpreh se Rama dëshiron që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur dhe për këtë arsye nuk investon në sistemin arsimor.

“Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit. Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca. Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçarë, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar.

Si është më lehtë ta sundosh dhe ta shtypësh një popull, kur është injorant apo kur është i arsimuar? E pra, pyetja është e qartë, edhe përgjigja e Edi Ramës është e qartë. Investon tek injoranca, investon tek injorantët. Do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot,”- tha kryedemokrati Basha.

Aktualitet Basha në Pogradec Rama investon tek injorantët Rrethohemi nga miliarderë me 4 klasë