Politike29 Tetor 2022, 13:38

Rama ironizon “opozitarin” e vetëm brenda PS: Po nuk bërtiti Braçe, nuk e kap kamera!

Shkruar nga Pamfleti
Rama ironizon “opozitarin” e vetëm brenda PS: Po nuk

Nga takimi në Dibër, kryeministri Edi Rama ka lëshuar disa batuta për Erion Braçen, të vetmin socialist që “bën opozitë” ndaj qeverisë së tij. Ai e kujtoi deputetin socialist, pasi iu kërkoi fermerëve që të ngrihen në këmbë kur flasin, pasi në të kundërtën nuk i kap dot kamera.

“Dil më këtej, dil se nuk të shohim. Je si Erion Brace, se me thonë mu pse bërtet Erioni, po po nuk bërtiti, se kap kamera”, tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë po ashtu iu rikthye edhe akuzave të ngritura pas publikimit të të dhënave të udhëtimeve të tij jashtë vendit me charter personal.

Rama i quajti të gjitha gënjeshtra, ndërsa nuk ka kursyer as batuta mbi këtë temë, ku e quan veten “pallosh 2 metra”.

“Me ato lekë që kam bërë unë duke fluturuar, do ishin bërë të gjitha ato investime. Janë rrena, që ju të thoni se ky pallosh 2 metra gjithë lekët tona i përdor për të ndenjur në ajër. Çfarë i bëhet me këtë lloj rrace, me këto shqiptarë që janë llumi i llumit”, tha Rama.

Politike brace Rama