Politike25 Shtator 2018, 16:41

Rama ja kthen në kohë rekord Bashës, nuk kursen ironitë e forta me të: Kur këtë parti e drejton LB, ferra e ka marrë far

Shkruar nga Pamfleti
Rama ja kthen në kohë rekord Bashës, nuk kursen ironitë e

Rama ja kthen në kohë rekord Bashës, nuk kursen ironitë e forta me të: Kur këtë parti e drejton LB, ferra e ka marrë fare uratën!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në kohë rekord kreut të PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit e akuzoi se ka ndezur të gjithë motorët e propagandës.

Po në ‘Twitter’, Rama shkruan se kur një parti shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron, ka humbur arsyen. Përmes ironisë, Rama shton se kur këtë parti e drejton Basha ferra e ka marrë fare uratën.

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën”, shkruan Rama.

Politike Edi Rama Lulzim Basha