Politike 3 Korrik 2022, 20:59

Rama konshient për zhgaravinat: Ma pëlqejnë artin se jam Kryeministër!

Shkruar nga Pamfleti
Rama konshient për zhgaravinat: Ma pëlqejnë artin se jam

Rama konshient për zhgaravinat: Ma pëlqejnë artin se jam Kryeministër!

Kryeministri Edi Rama ka kryer një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur të artit, kulturës bashkëkohore dhe politikës në Amsterdam, “De Balie”, në kuadër të vizitës së zhvilluar në Holandë.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për pasionin e tij për artin. I ndalur tek arti, Rama zbuloi se është marrë me art që në moshën 3-vjeçare. Megjithatë referuar kritikave herë pas here që merr nga analistët apo figura publike për të ashtuquajturat “zhgarravinat e Ramës”, kreu i qeverisë koshient se ia “pëlqejnë” artin sepse është kryeministër, shprehet se: “Po bëj një lloj arti që po vlerësohet më shumë (tani që qeveris vendin) se kur nuk isha kryeministër.”

Pjesë nga diskutimi:

Rama tha se ka filluar të merret me art që 3-vjeç. Ndërkohë i pyetur me batutë nga moderatori se sot e pëlqejnë për artin që bën se është kryeministër, Rama tha se kjo është e vërtetë.

Rama: Ka 20 vite që jam në politikën e ditës. Por po, jam marrë me art që 3-vjeç dhe jeta ime ka qenë e lidhur me pikturën, me artin. Mendova se kur vendosa të hyj në politikë, kjo do të mbaronte, por nuk mbaroi. Po bëj një lloj arti që po vlerësohet më shumë se kur nuk isha kryeministër.

Moderatori: Sepse jeni në pushtet dhe nuk thonë dot nuk ju pëlqen.

Rama: Po është edhe kjo.

Politike Rama