Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit që mori sot Këshilli Bashkiak i Kukësit për t’i hequr titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroit, vendim që u kritikua më vonë nga kryeministri Edi Rama.
Nishani shkruan se “pasi nuk i dolën të gjitha pushtetet që grabiti, të gjitha institucionet që përdhosi, shpiku dhe “dekorata nga kryeministri”.
Postimi i plotë
Kryerilindsi tenton të na shesë moral dhe parime, ligjore e kushtetuese me parlamentin e turpit.
Nëse ka një shembull të turpshëm e qesharak me titujt, nderimet e medaljet, ky është veç kryerilindsi.
Pasi nuk i dolën të gjitha pushtetet që grabiti, të gjitha institucionet që përdhosi, shpiku dhe “dekorata nga kryeministri”.
I vetmi rast në botë që një kryeministër jep dekorata e medalje. Qesharake pa fund !
Kryerilindsi nuk mund të pranonte që ky tagër kushtetues të jetë i Kryetarit të Shtetit, Kuq e Zi, (cilido qoftë ai në zyrë), por i Kryerilindsit Mavi !
Tashmë hipokrizia nuk ka më as kufi.