Ambasada franceze në Tiranë ka reaguar me anë të një note-proteste dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në një interviste televizive e konsideroi “moralisht e pa justifikueshëm” vendimin e BE për shpërndarjen e vaksinave. Ambasada pohoi se informacioni se Franca ka një stok vaksinash që nuk i përdor është i pavërtetë.
Në një letër dëguar Ministrisë së Jashtme, ambasada ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke kujtuar se BE-ja është një ndër donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë.
“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.”
Ambasada pohoi se informacioni se Franca ka një stok vaksinash që nuk i përdor është i pavërtetë.
Ajo shtoi se nuk mund të sulmohet kështu një vend “mik dhe aleat”.
Reagimi i Ambasadës franceze në Tiranë
“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.
Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.
Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t ‘i ndajë me të tjerët.
Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasade konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”,thuhet në reagimin e ambasadës franceze.