Politike28 Nëntor 2022, 14:19

Rama "lëshon dorën" para zgjedhjeve, 400 mijë euro për të rimbursuar gjobat

Shkruar nga Pamfleti
Rama "lëshon dorën" para zgjedhjeve, 400 mijë euro

Qeveria duket se po shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme për të përfituar sadopak mbështetje elektorale.

Kjo pasi kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet vendore, qeveria miraton një fond disi të çuditshëm në këtë kohë krize, kur 400 milionë euro janë shtuar nga buxheti i shtetit për vitin 2022 për të rimbursuar gjobat për subjektet të cilëve u është miratuar falja e pagesave të bëra për mos përmbushjen e detyrimeve përkatëse për regjistrimin si pronarë përfitues.

Subjektet që përfitojnë sipas vendimit të 23 nëntorit të Këshillit të Ministrave që është botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare kanë afat 15 dhjetorin e këtij vitit, që të paraqesin kërkesën pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për rimbursim.

Ndërsa duhet të jetë e plotësuar me kriteret duke filluar nga emri dhe mbiemri i individit si dhe emërtimin e subjektit, kartën e identifikimit, Niptin e biznesit, IBAN të llogarisë bankare si dhe emrin e bankës ku kanë llogarinë personale apo të subjektit.

Gjithashtu në kërkesë duhet një vërtetim bankar nëse llogaria ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktiv si dhe duhet ekstrakti i regjistrit dhe të dhënave të pronarëve përfitues.

Qendra Kombëtare e Biznesit pas këqyrjes së dokumentacionit brenda 60 ditëve kalendarike do të nis rimbursimin e gjobës.

Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Kjo shtesë është parashkruar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. /Ora News

Politike amnisti Rama