Politike19 Gusht 2022, 12:59

Rama ligj për ta nxjerrë nga politika, tërbohet plaku “non-grata”: Bëje po ta mbajti!

Shkruar nga Pamfleti
Rama ligj për ta nxjerrë nga politika, tërbohet plaku

Sali Berisha është tërbuar nga nisma e socialistëve që mund ta përjashtojë atë zyrtarisht nga politika aktive.

Plaku “non grata” ka reaguar sot për ligjin që PS parashikohet të dërgojë në Kuvend në shtator për ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit,  duke thënë se është ligj anti-Meta që bazohet në shpifje.

Berisha theksoi se në projektligjin e PS-së që ka parë nuk ka asnjë nen për personat e shpallur non grata.

Më tej ai e sfidoi dhe kërcënoi Edi Ramën që nëse hedh një hap në këtë drejtim ajo që e pret do të jetë vrulli i demokratëve.

“I ftoj ta bëjnë. Nuk kam asnjë lloj. Ka standarde të qarta, rezoluta për të gjitha këto. Nëse do të bëjë një ligj anti-Berishë, ta provojë, i siguroj që vrulli dhe hovi vetëm do të rritet. Në draftin e tyre që mua më kanë sjellë ata kanë lustracionin” tha Berisha.

“PD gjatë periudha të saj në pushtet ka miratuar dy ligje për lustracionin. Ligjet e dekriminalizimit janë tjetër dhe të lustracionit janë tjetër. Me ligjin e lustracionit, PD përjashtonte nga funksionet publike të gjithë bashkëpunëtorët, agjentët e informatorët e sigurimit të shtetit dhe nomenklaturën e lartë komuniste.

Është kopje e ligjit të miratuar në Çekosllovaki dhe ky ligj u amendua nga socialistët në pushtet, duke hequr komponentin lustracion. Për këtë arsye, PD në vitin 2008 miratoi në parlament ligjin e lustracionin. Identik me atë që ishte. Sepse ishte një ligj me një mbështetje të plotë nga gjykata Kushtetuese dhe një miratimi në heshtje nga ndërkombëtarët.

Po ashtu, në 1995 miratoi ligjin për dënimin e krimeve kundër njerëzit dhe gjenocidit komunist në Shqipëri. Mbi bazën e këtij ligji në Shqipëri në u dënuan 73 zyrtarë nga Presidenti i Republikës te një komandat poste që zvarriti trupat e të rinjve të pushkatuar në kufi. Ligji u dërgua nga PS në Kushtetuese, u quajt kushtetues dhe është në fuqi edhe sot. Ne kemi qenë, jemi edhe do të jemi për ligjin e lustracionit.

Atë që bën PS duket se është një ligj që po ta quajmë ndryshe, ligji anti-Meta, por kjo është një gjë e cila bazohet sikur u kam thënë unë ju, në një shpifje, të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori, për të cilën akuzohet zoti Meta. Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ekziston, PD ka qenë dhe është për lustracionin.

Dekriminalizimi përgjegjës ka KQZ-në dhe mundet prokurorinë sipas rasteve dhe prandaj nuk bëhen sallatë ligjet. Nëse jemi të vendosur për lustracionin, ligji duhet të ketë për institucion, atë të të Hapjes së Dosjeve” tha Berisha për mediat.

PS-ja ka gati një ligj për të nxjerrë nga politika personat e shpallur non grata që prek Sali Berishën dhe të akuzuarit si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit, që sipas Berishës ka në shënjestër Ilir Metën.

Politike Berisha Ligji për ish sigurimsat Rama