Politike30 Shtator 2022, 08:03

Rama mbledh sot kryebashkiakët, zbardhet agjenda; në fokus të takimit menaxhimi i mbetjeve

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh sot kryebashkiakët, zbardhet agjenda; në fokus të

Rama mbledh sot kryebashkiakët, zbardhet agjenda; në fokus të takimit menaxhimi i mbetjeve

Kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryebashkiakët në një takim ku fokusi kryesor do të jetë menaxhimi i integruar i mbetjeve.

Takimi vjen në prag të sfidës elektorale për zgjedhjet vendore, dhe në një kohë kur PS ka nisur edhe ristrukturimin e bazës. Vlen të theksohet se, në mbledhjen e zhvilluar me ditën e martë, Rama “firmosi” ndryshimet e para në rang drejtuesish qarku, duke i dhënë goditjen e fundit Arben Ahmetajt dhe rehabilituar Pandeli Majkon.

Në takimin e kësaj të premte me kryebashkiakët do të jetë e pranishme edhe zv. kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Sipas agjendës, takimi do të nisë në orën 10:00 dhe zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.

Politike Edi Rama PS takim me kryebashkiaket