Politike27 Gusht 2018, 13:45

Rama ‘mbyll gojën’ për kufijtë, Haradinaj i prerë: Kosova i ka, të respektohen!

Shkruar nga Pamfleti
Rama ‘mbyll gojën’ për kufijtë, Haradinaj i

Rama 'mbyll gojën' për kufijtë, Haradinaj i prerë: Kosova i ka, të respektohen!

Ditën e sotme në Durrës u zhvillua takimi një ditor mes liderëve të Ballkanit Perëndimor. Mes të pranishmëve ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Një ndër temat që u diskutua në këtë samit ishte edhe  çështja më e nxehtë e ditëve të fundit, ajo e korrigjimit të kufijve. Në fjalën e tij Komisionri Hahn tha se nuk do të pranohet asnjë vend në Bashkimin Europian nëse ka probleme dhe se çdo lloj marrëveshej nuk duhet të rrezikojë stabilitetin në rajon. 

Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje. Nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe. Për ne ka rëndësi stabiliteti i rajonit. Çdo lloj marrëveshje dy palëshe nuk duhet të rrezikoj; stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar“- tha Hahn.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama iu shmang pyetjeve të gazetarëve për çështjen e kufijve dhe tha se qendron në të njëjtën linjë me Johannes Hahn.

Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen për mungesën. Duke bërë një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike.

Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE. Objektiv është ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik në Malin e Zi, iniciativë që e mbështesim fuqimisht. Duhet të ecim shumë shpejt me standardet e ndërveprimit evropian në raport me tarifat, kontrollet dhe burokracitë dhe jo të bëjmë hapa prapa. Me Kosovën jemi një familje e ndarë me një kufi që nuk na pengon që të bëjmë më tepër dhe kur vjen puna të shkëmbimet tregtare kemi probleme. Haradinaj e tha në nëntor do të kemi mbledhjen e dy qeverive dhe kemi rënë dakord të kapërcejmë ngërçet e trashëguara në lidhje me doganat dhe ndërveprimet në këtë fushë. Shumë faleminderit atyre që kanë ardhur dhe tani konferenca është e hapur për pyetjet tuaja.

Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e anashkaloi këtë çështje dhe tha se kufijtë nuk duhet të rishikohen. Më tej ai tha se Kosova i ka kufijtë e saj dhe ata duhet të respektohen. 

Kosova po e kryen pjesën e vet. Jemi pak me vonesë me hekurudhat, por jemi në proces të mbylljes së ‘Roaming’, kemi vështirësi për lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave. Kur kalojë në Serbi kemi shumë vështirësi, po ashtu edhe në Bosnje, për të komunikuar me Kroacinë na duhen viza. Më lehtë e kemi marrëdhënien me Shqipërinë, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e dytë të qeverive për heqjen e barrierave doganore. Desha të shtoj dicka për kufijtë, Kosova i ka kufijtë e saj me vendet fqinje dhe i respektojmë dhe nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri për dizenjimin e tyre, por duhet t’i respektojmë

Në takim morën pjesë vetëm 3 nga 6 kryeministrat e rajonit që ishin ftuar, pasi shefja e ekzekutivit të Serbisë Ana Brnabiç dhe ai i Bullgarise dhe Maqedonise nuk kanë ardhur. Të pranishëm ishin Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin. Gjithashtu edhe ambasadorja greke, përfaqësuesja e Bankës Botërore dhe asaj Europiane ishin të pranishme në samit.

Politike Edi Rama Johannes hahn Ramush Haradinaj