Aktualitet26 Korrik 2018, 19:04

Rama mbyll guroret dhe mermerin e Metës dhe Monikës në Malin e Tomorrit, me vendim qeverie shpallet Park Kombëtar. Humbja mb

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbyll guroret dhe mermerin e Metës dhe Monikës në Malin e

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar këtë vendim, mbështetur jo vetëm në Kushtetutën e vendit, por dhe në kërkesën e qytetarëve dhe të bizneseve të turizmit të atë zonë, që ngritën zërin për bllokimin e firmave të interteve dhe të mermerit.

Falë këtij vendimi të qeverisë jo vetëm që do të shpëtojë Mali i Tomorrit nga gërryerja dhe përçundimi për shkak të shfrytëzimit të interteve, por do të mbyllin aktivitetin të gjitha kompanitë e guroreve dhe të mermerit.

Më i “djeguri” nga vendimi i qeverisë është Ilir Meta, bashkë me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të cilët kanë një biznes të jashtëzakonshëm guroresh dhe kryesisht të nxjerrjes së mermerit, prodhimi i të cilit kishte ‘përmbytur’ Shqipërinë, Greqinë, por shkonin dhe më larg.

Nga një përllogaritje e thjeshtë dhe diagonale, thjeshtë dhe vetëm nga prishja e kontratave të mermerit me Greqinë dhe vendet e tjera si dhe bllokimi i biznesit të guroreve dhe mermerit, rezulton një humbje prej mbi 1 miliardë euro për Metën dhe Monikën. Ende mbetet mister, nëse kjo është një hakmarrje e Edi Ramës për ndonjë pazar të pa mbyllur apo të shkuar keq me Metën dhe Monikën, apo është një presion për ndonjë pazar tjetër?!/Pamfleti

Vendimi i plotë i qeverisë:

V E N D I M
PËRZGJERIMIN E SIPËRFAQES SË PARKUT KOMBËTAR “MALI I TOMORIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 36, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

1. Zgjerimin e sipërfaqes së parkut kombëtar “Mali i Tomorit”, me një sipërfaqe prej 1383.0758 (një mijë e treqind e tetëdhjetë e tre pikë zero shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës dhe kufijve të paraqitur në tabelën e koordinatave, përkatësisht në shtojcat 1 e 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Nga ky zgjerim, kufiri i parkut kombëtar “Mali i Tomorit” do të ketë një sipërfaqe prej 26106.1758 (njëzet e gjashtë mijë e njëqind e gjashtë pikë një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) ha.

3. Zona e zgjerimit të parkut përfshin zona bujqësore dhe pyjore, shkurre dhe kullota. Mbulesa e tokës brenda shtesës së sipërfaqes së parkut kombëtar “Mali i Tomorit” jepet në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Sipas zonimit, zona shtesë bën pjesë në zonën e përdorimit tradicional (ZPT), ku zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.

5. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës dhe me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit e të pronarëve privatë, organizata të shoqërisë civile, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, hartojnë planin shtesë të menaxhimit të sipërfaqes së zgjeruar, si pjesë e planit të menaxhimit të parkut kombëtar, i cili miratohet nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore.

6. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Berat kryen funksionet e administratës së parkut kombëtar “Mali i Tomorit”.

7. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Aktualitet