
'Rama me brekë nëpër këmbë nuk ka shans të tremb një opozitë të përgjegjshme', Ristani mesazh Bashës
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani kërkon një opozitë të përgjegjshme, atdhetare dhe të vendosur për të fituar përballë kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat kërkon që opozita shqiptare të marrë shembull nga ajo ruse dhe turke për të mundur Edi Ramën.
Ristani shkruan:
“Kete jave, ne Rusi, ka patur zgjedhje lokale. Opozita ka aritur te fitoje 19 nga 20 zona te Moskes. Partia e presidentit Vladimir Putin humbi 13 nga zonat elektorale qe kishte pasur. Pak kohe me pare edhe Turqia reagoi fuqishem ndaj regjimit autokratik te Erdoganit.
Opozita e atjeshme ariti te fitoje edhe ne Ankara dhe ne Stamboll. Rama mender, me breke neper kembe, nuk ka asnje shans te trembe nje opozite te pergjegjshme, atdhetare dhe te vendosur per te fituar”.