Politike14 Qershor 2022, 17:14

Rama me “Ismailin” dhe Dritanin drejt Kievit, u bashkohet dhe Kovaçevski

Shkruar nga Pamfleti
Rama me “Ismailin” dhe Dritanin drejt Kievit, u bashkohet dhe

Rama me “Ismailin” dhe Dritanin drejt Kievit, u bashkohet dhe Kovaçevski

Kreu i qeverisë Edi Rama bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç janë nisur drejt Kievit, ku pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskyn.

Lajmi u konfirmua më herët media malazeze Vijesti, e cila nënvizon se Abazovic pranoi ftesën e Zelenskyt – 5 ditë më parë – për të vizituar Kievin dhe u propozoi homologëve të tij të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, që të binin dakord për një datë dhe të shkonin së bashku, çka është pranuar nga këta të fundit. Më herët pamë pamjet e publikuara nga Rama teksa ngjiste shkallët e avionit “Ismaili” të Air Albania së bashku me Abazoviç, ndërsa pas dakordësisë mes palëve, rrugës t’iu bashkohet dhe udhëheqësi maqedonas Kovaçevski.

Vizita e përbashkët e tre kryeministrave të vendeve të NATO-s pritet të japë një mesazh më të fortë dhe unik për mbështetjen nga Ballkani Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Në një bisedë me Zelenskyn, Abazoviç theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim, linjë kjo e cila është mbështetur që në krye të herës edhe nga Shqipëria, si vend anëtarë i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga janari 2022, dhe që tashmë nën logon e tij, po drejton botën.

“Abazoviç theksoi se vlerat evropiane të lirisë dhe e drejta për zgjedhjen e dikujt mbrohen sot jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”- thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të Kryeministrisë malazeze.

Po ashtu, Abazoviç tha se shpreson që Ukraina të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE dhe se Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave, është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike. Gjatë bisedës telefonike të Zelenskit, kreu i qeverisë malazeze ka informuar për numrin e refugjatëve ukrainas që ka pranuar Mali i Zi, ku bëhet fjalë për rreth dy për qind të popullsisë./ Pamfleti

Politike Abazoviç kovaçevsky Mali i Zi Maqedonia e Veriut Rama Shqiperi