Anti-Mafia19 Gusht 2019, 16:39

Rama me Sindromën e Stokholmit, Doshi rimerr drejtimin e PS të Shkodrës. 3 vite më parë e kërcënoi se do i këpuste kokë

Shkruar nga Pamfleti
Rama me Sindromën e Stokholmit, Doshi rimerr drejtimin e PS të

Rama me Sindromën e Stokholmit, Doshi rimerr drejtimin e PS të Shkodrës. 3 vite më parë e kërcënoi se do i këpuste kokën

Ndonëse deputeti i dalë nga lista e PSD në zgjedhjet e 2017 ka deklaruar se kishte ardhur në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës si një përfaqësues aleat, realisht Doshi përfaqësonte Ramën në këtë mbledhje. Doshi imponoi emrin e preferuar nga Rama për kryetare e këshillit bashkiak e përballoi sulmin e protestuesve të PS në emër të mazhorancës, duke treguar se në në mungesë të Valdrin Pjetrit dhe largimit të Ditmir Bushatit, ka rimarrë “frerët” e drejtimit të PS në Shkodër. Kryeministri tregoi dhe njëherë me fakte se “vdes” për të “fortët”, pasi Doshin që e nxori nga dera, e futi sërish nga dritarja

Kryeministri Edi Rama i ka rikthyer “frerët” e drejtimit të socialistëve në qarkun e Shkodrës, ish deputetit të saj, Tom Doshi.

Ndonëse deputeti i dalë nga lista e PSD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 është përpjekur të thotë se kishte ardhur në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës si një përfaqësues aleat, realisht Doshi përfaqësonte Ramën në këtë mbledhje.

Kjo u pa dhe tek imponimi i zgjedhjes së kryetares së re të këshillit bashkiak, Brisejda Kadia, e cila është propozim direkt i kryeministrit , që iu imponua këshilltarëve të majtë për ta zgjedhur.

Pavarësisht se ka qënë ish zv.kryeministrja Senida Mesi ajo që u deklaroi një ditë më parë këshilltarëve socialistë që do të jetë pikërisht Kadia ajo që do të votohet për kryetare e Këshillit Bashkiak,  Tom Doshi me ndërhyrjen e tij ka shuar të gjitha zërat kundër.

Ndërkohë që ka munguar në këtë mbledhje konstituimi ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Rama është mbështetur tek i “forti” Tom Doshi për të përballuar përplasjen me opozitën e cila protestoi para bibliotekës së Universitetit, ku po zhvillohej mbledhja e konstituimit.

Kështu, në mungesë të Valdrin Pjetrit, i deleguar nga Rama në vend të Bushatit për të drejtuar  PS në Shkodër, është rikthyer në krye të PS në kryeqendrën e Veriut ,Tom Doshi, duke dalë në këtë mënyrë nga prapaskena ku e drejtonte realisht tërë jetën politike të socialistëve në këtë qark.

Edhe njëherë ka nxjerrë “kokë” qëndrimi i Ramës ndaj të “fortëve” në politikë, të cilët pavarësisht se i nxjerr nga dera, ata hyjë sërish nga dritarja, siç është rasti i Tom Doshit, i akuzuar për lidhje me krimin nga SHBA, dhe që për këtë arësye e ka shpallur “non grata”.

Ka mbetur në memorien e shqiptarëve momenti në sallën e Kuvendit, teksa kishte ndodhur përplasja me Ramën, ish deputeti socialist Tom Doshi kërcënoi kryeministrin përmes shenjave se “do t’ia këpuste kokën si të zogut”. Ndërkohë që Rama nuk përgjigjej.

“Mes meje dhe Edi Ramës nuk do të ketë paqe. Lufta sapo ka filluar, Ramës do ti dridhet toka nën këmbë. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, e jo më ai”, ka deklaruar në atë kohë Doshi. Duke shtuar se do t’i dridhen themelet mazhorancës dhe qeverisë kur të flasë ai më tepër.

Rama është një frikacak e për më shumë i ngërthyer nga Sindroma e Stokholmit. Ai iu rikthye sërish gërdallës Tom Doshi. Duke i vertetuar fjalët e këtij të fundit që: “Ramës q.. nënën se të thotë babë…!”

Tashmë kjo i përket së shkuarës, dhe Doshi është rikthyer sërish në krye të socialistëve të Shkodrës, duke diktuar jetën politike të së majtës dhe emërimet në këtë qark. Nuk thonë kot se zullumi këputet duke u trashur…/Pamfleti

Kur Tom Doshi i shpallte luftë Edi Ramës

Anti-Mafia 3 vite më parë e kërcënoi se do i këpuste kokën Doshi rimerr drejtimin e PS të Shkodrës Rama me Sindromën e Stokholmit