
Komision përgjegjës për ligjin në fjalë ishte Komisioni i Ligjeve, ndërsa Komisioni i Sigurisë ishte komision për dhënie mendimi. Komisioni i Sigurisë drejtohej nga Spartak Braho (deputet i LSI) dhe në dokumentin e siguruar nga “Pamfleti”, ky komision thuajse e ka përmbysur ligjin fillestar. Por ndryshimi më i fortë ka ardhur për nenin 28 që ka të bëjë me verifikimin e personaliteteve…
Pyetja që shtrojnë të gjithë, është se përse dolën tani të dhënat për lidhjet e Ilir Metës me Sigurimin e Shtetit.
Ka 32 vite në politikë dhe ka mbajtur çdo lloj posti, nga kryeministër, te president, ministër e deputet. Por befas, sapo doli nga Presidenca, Autoriteti i Dosjeve plasi “bombën”. Sipas tyre, Meta ka lidhje me Sigurimin e Shtetit, por ligji e ndalon verifikimin e tij dhe zbulimin e dosjes.
Bëhet fjalë për pikën 4 të nenit 29, e cila përcakton që nuk ka verifikim për personat që i janë nënshtruar verifikimit nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”.
PS ka propozuar një ligj, që e heq këtë pikë. Por në fakt pika 4 e nenit 29 ka qenë një pazar i pastër Rama-Meta. Duket se tani pazaret janë prishur dhe letrat janë hapur.
Vetë Rama në reagimin e parë që bëri mbi dosjen e Metës, e pranoi se kishin bërë pazare për të emëruar Gentiana Sulën në krye të Autoritetit të Dosjeve. Ndërkohë Rama nxori dhe emrin e Spartak Brahos, për të cilin do të flasim më poshtë.
“Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: “E njeh këtë Genta Sulën?”. “Jo!”. “Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”. “Patjetër!”. Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: “Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”. “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”. “Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. “Dakord!”. “Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”. Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës”, shprehej Rama.
Por para pazarit për Sulën, ka pasur dhe një marrëveshje tjetër, e cila bllokonte verifikimin e Ilir Metës. “Pamfleti” ka siguruar ligji fillestar të propozuar nga Ministria e Çështjeve Sociale në janar të vitit 2015. Në atë ligj, neni 28 (më pas u bë 29) përmban vetëm listën e funksionarëve të cilët kanë detyrim të dorëzojnë pastërtinë e figurës nëse ngrihen në detyrë. Pra bëhet fjalë për një listë të gjatë funksionesh, nga presidenti, te funksionarët e thjeshtë që ngrihen në detyrë dhe nuk ka kufizime.
Komision përgjegjës për ligjin në fjalë ishte Komisioni i Ligjeve, ndërsa Komisioni i Sigurisë ishte komision për dhënie mendimi. Komisioni i Sigurisë drejtohej nga Spartak Braho (deputet i LSI) dhe në dokumentin e siguruar nga “Pamfleti”, ky komision thuajse e ka përmbysur ligjin fillestar.
Komisioni ka propozuar 38 ndryshime. Por ndryshimi më i fortë ka ardhur për nenin 28 që ka të bëjë me verifikimin e personaliteteve.
Befas, kryetari i komisionit propozon që të përjashtohen emrat që kanë qenë subjekte të komisioneve “Mezini” dhe “Bezhani”. Në mbledhjen e datës 15.04.2015, kur diskutohej ligji nen për nen kryetari Spartak Braho propozoi të shtohej pika me përmbajtjen: “Institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike nuk mund të bëjnë kërkesë për informim për zyrtarët që i janë nënshtruar procesit të verifikimit, figurës së zyrtarëve sipas ligjit, nr. 8001, si edhe ligjit nr.8043, datë 30.11.1995 “ Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit. Autoriteti nuk mund të pranojë kërkesa të tilla”.
Nëse shohim raportin që Komisioni i Sigurisë i dërgon Komisionit të Ligjeve, nenit 28 i shtohen dhe 3 pika të tjera, mes të cilave përcaktimi final: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë çertifikatën e pastërtisë së figurës nga organet kompetente sipas ligjit nr. 8001, datë 22.09.1995, “Për Genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për Kontrollin e figurës së zyrtareve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”.
Ky përcaktim u mbështet dhe në Komisionin e Ligjeve pa pasur fare debate (duket sikur ka pasur një marrëveshje paraprake PS-LSI) dhe sot propozimi i Brahos është në ligjin final.
Pra duket sikur Meta ka përdorur njerëzit e tij në atë kohë që të dilte i larë. Nga ana tjetër kemi PS, e cila ka lejuar që Meta të mbulojë dosjen e tij, madje e ka mbështetur. /Pamfleti