Anti-Mafia31 Janar 2019, 12:05

Rama ndalon arrestimin e deputetëve dhe ministrave të korruptuar, rikthen imunitetin nga frika e SPAK-ut, qetësohen Gjiknuri,

Shkruar nga Pamfleti
Rama ndalon arrestimin e deputetëve dhe ministrave të korruptuar,

Rama ndalon arrestimin e deputetëve dhe ministrave të korruptuar, rikthen imunitetin nga frika e SPAK-ut, qetësohen Gjiknuri, Ahmetaj, Alket Hyseni dhe Caci  

Rama vë në lëvizje ‘ustallarët’ e Komisionit të Ligjeve për veshjen e deputetëve me imunitet para se të ngrihet SPAK-u, projektvendimi nuk lejon prokurorinë të arrestojë deputetët dhe ministrat, qeveria merr kompetencat e gjykatës

Lëvizjet për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Speciale kanë tmerruar Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve, me të cilën ka 5 vjet që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë. Meqenëse SPAK-u do kontrollohet nga SHBA-BE, Rama, ministrat dhe deputetët e përfshirë në afera korruptive kanë frikë se do përfundojnë në burg brenda vitit. Për këtë arsye, Edi Rama ka vënë në lëvizje ‘ustallarët’ e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për të rikthyer imunitetin e deputetit. Rikthimi i imunitetit i jep të drejtë Kuvendit të ndalojë SPAK që të arrestojë ministrat dhe deputetët me dosje. Duhet kujtuar se sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit qeveria e Edi Ramës vjedh mbi 1 miliard euro çdo vit, ndërsa sipas raporteve ndërkombëtare qeveria e Edi Ramës është një ndër më të korruptuarat në planet.

Rama ka rikthyer për shqyrtim një projektvendim, i cili ndryshon Rregulloren e Kuvendin për çështjen e arrestimit të deputetit. Sipas projektvendimit, Kuvendi merr kompetencat e gjykatës, duke shqyrtuar provat e prokurorisë, kur kjo e fundit kërkon të arrestojë një deputet. Me pak fjalë, Rama dhe shumica e tyre bëhen gjykatë për të shpëtuar veten. Në një vend demokratik dhe ku respektohet barazia para ligjit, provat i vlerëson vetëm gjykata dhe jo qeveria. Për rikthimin e imunitetit Rama ka caktuar të merren me procedurat Ulsi Manjën dhe Vasilika Hysin në Komisionin e Ligjeve. Por nisma mbështetet në heshtje nga të gjithë deputetët që i frikësohen përballjes me drejtësinë.

Me këtë lëvizje, Rama mendon se do të shpëtoje veten nga një arrestim i mundshëm për pastrim parash me vilën në Surrel. Rama po qetëson edhe ministrat, ish-ministrat e deputetët me dosje, që nga Gjiknuri, Ahmetaj, Manastirliu, Anastas Angjeli, Alket Hyseni, Ilir Beqja etj. Nga ana tjetër, për rikthimin e imunitetit Rama ka edhe mbështetjen e Lulzim Bashës në heshtje, i cili ka të njëjtin hall që të shpëtojë nga SPAK. Mbetet për t’u parë nëse Rama do ta çoje deri në fund këtë akt poshtërues për shqiptarët, antikombëtar dhe atentat kundër barazisë para ligjit. Gjithashtu mbetet për t’u parë reagimi i faktorit ndërkombëtar./Pamfleti

Anti-Mafia Ahmetaj Alket Hyseni dhe Caci qetësohen Gjiknuri Rama ndalon arrestimin e deputetëve dhe ministrave të korruptuar rikthen imunitetin nga frika e SPAK-ut