Politike 2 Qershor 2018, 18:28

Rama në Belsh: Projektet e reja do transformojnë tërësisht zonën, do ta zgjidhim problemin e ujit

Shkruar nga Pamfleti
Rama në Belsh: Projektet e reja do transformojnë tërësisht

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm sot në Belsh, në kuadër të turit llogaridhënës ndaj qytetarëve. Pasi folën disa deputetë dhe ministra, Rama ka prezantuar disa projekte për këtë qytet, për ta transformuar atë. Rama vuri në dukje se zhvillimi i agro-turizmit do ta transformojë tërësisht zonën.

 

 

“Agro-turizmi do ta transformojë tërësisht zonën. Kjo është një e ardhur që krijohet nga mikpritja, ku mirësia e zonës ka një fuqi tërheqëse të bukurisë. Më vjen mirë që është zgjidhur problemi i lidhjes së vendit me rrugë, me Cërrikun, Urën Vajgurore, pasi ndihmon banorët për të dalë më shpejt në treg. Do të marrim një masë edhe për biznesin e vogël. Të gjithë ata që kalojnë xhiron 80 përqind, do të futen në biznesin e madh. Bizneset e vogla që janë afër pragut të mos gënjejnë duke fshehur të ardhurat e tyre”, tha Rama.

 

 

Kryeministri shtoi se Belshi ka pasur gjithmonë problem edhe me ujin e pijshëm. “Një problem për Belshin është edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Ajo që ka rëndësi është se banorët e kësaj zone e paguajnë rregullisht ujin. Prandaj, do të ndërhyjmë menjëherë për të zgjidhur këtë problem”, tha kreu i qeverisë.

 

 

Politike belsh Rama tgransformim Uji