Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, Dr.Albert Bourla, në zyrat qendrore të kësaj kompanie teksa ndodhet në një vizitë disa ditore në SHBA.
Në postimin e tij shoqëruar me një foto krah drejtorit të “Pfizer”, kryeministri shqiptar thekson se një vit më parë ai i hapi dyert Shqipërisë, duke i mundësuar nisjen e vaksinimit kundër Covid-19 përpara të tjerëve në rajon.
“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm?”, shkruan Rama.