
Dje kryeministri u mundua të sqaronte poziciononin e tij duke dalë studio më studio, por ka shumë kontradikta dhe ai ndodhet në një situatë të vështirë. Kongresi dhe Senati i SHBA kanë nisur hetimet dhe Rama duket se tani është para stuhisë.
Kryeministri Edi Rama i është hakërryer opozitës për skandalin me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal. PD do të dalë në protestë dhe e ka kthyer në kauzën e vet këtë çështje, por kryeministri duket se vijon të justifikohet.
Sot “New York Times” nxori të tjera detaje nga afër, ndërkohë që Rama sulmoi opozitën sot, duke e akuzuar se po ndot mjedisin publik. Kryeministri ende nuk e ka sqaruar tërësisht pozicionin e tij dhe duket se tani fajin e kanë opozita dhe opinioni publik.
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme.
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, tha Rama.
Dje kryeministri u mundua të sqaronte poziciononin e tij duke dalë studio më studio, por ka shumë kontradikta dhe ai ndodhet në një situatë të vështirë. Kongresi dhe Senati i SHBA kanë nisur hetimet dhe Rama duket se tani është para stuhisë.
Nga ana tjetër më 11 shkurt do të ketë një protestë nga ana e opozitës. Berisha madje ka kërcënuar me bllokim të seancave parlamentare dhe revolta, çka do të thotë se skandali “McGonigal”, ka trazuar fort politikën shqiptare. /Pamfleti
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.
— Edi Rama (@ediramaal) February 3, 2023