Aktualitet29 Qershor 2018, 19:59

Rama nën presionin e SHBA-BE për të futur në burg “peshqit e mëdhenj” Berisha e Meta, por heziton nga frika se do jetë

Shkruar nga Pamfleti
Rama nën presionin e SHBA-BE për të futur në burg

Rama nën presionin e SHBA-BE për të futur në burg “peshqit e mëdhenj” Berisha e Meta, por heziton nga frika se do jetë vetë ai një “shok” qelie me ta

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vendosën në Luksemburg që për hapjen e negociatave me Shqipërinë të rimblidhen në qershor të 2019-ës.

Deri atëherë vendi ynë duhet të ketë plotësuar disa kushte, ku në draftin e plotë të publikuar pas takimit, renditen një sërë detyrash për qeverinë e Edi Ramës.

“Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën e gjyqësorit në veçanti përmes Vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës”, thuhet në konkluzionet e samitit të ministrave të jashtëm të BE.

Por cilat janë detyrat konkrete që duhet të përmbushë Shqipëria:

1.Avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese;

2. Finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës;

3. Forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë”, janë pikat kyçe të përcaktuara nga ministrat e jashtëm të BE.

BE i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformave nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të raportit vjetor të Komisionit. Konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së e cila shënon edhe çeljen e negociatave.

Po ti shohësh me vëmendje, qeverisë së Edi Ramës i është lënë një detyrë shumë e rëndësishme: Futja në burg e “peshqve të mëdhenj” të politikës shqiptare që kanë abuzuar, kryer krime e bërë trafiqe për gati 30 vite me radhë në Shqipëri.

Dhe sa herë që përmenden “peshqit e mëdhenj”, menjëherë të shkon mendja tek ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kreu i LSI aktualisht Presidenti i Republikës Ilir Meta, bashkë me familjet e tyre biologjike dhe politike.

Pikërisht për këto familje politike dhe bashkëpunëtorët e tyre, nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë i bëhet presion Edi Ramës që t’i fusë në burg për zullumet që kanë kryer.

E kërkoi BE përmes deklaratës për hapjen e negociatave, dhe një gjë të tillë e kërkoi dhe SHBA përmes ambasadorit të saj në Tiranë Donald Lu.

Ambasadori i SHBA e tha qartë: duhet të përfundojnë para drejtësisë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë të përfshirë afera korruptive dhe kriminale.

Presioni i SHBA dhe BE është mbi Edi Ramën, dhe ka një afat afër një vit për të realizuar këtë goditje të madhe përmes organeve ligjzbatuese.

Duke shpresuar që në shtator të këtij viti Rama të bëjë dhe ndryshime në qeveri për të forcuar organet e luftës kundër krimit dhe abuzimit me paratë e shqiptarëve.

Ndërkohë që si gjithnjë Rama ka hezitim, kjo për shkak se nuk ka shumë ndryshim nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Madje tek Rama ekziston frika se menjëherë pas hapjes së dosjeve të mëdha ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe përfundimi i tyre i mundshëm në burg, t’i vijë radha vetë Ramës.

Frika e kryeministrit Edi Rama ka të bëjë me faktin se mund të jetë ai vetë cikli përmbyllës i futjes së “peshqve të mëdhenj” në burg, për koncensionet, tjetërsimin e parave dhe shpërdorimet që kanë ndodhur gjatë tërë këtyre viteve në qeverisjes së tij pa inventar.

Ndaj pritet që Rama të hezitojë madje dhe të sabotojë realizimin e detyrave të vëna nga BE dhe të përsëritura nga SHBA.

Kjo duket që më “asfiksimin” e Prokurores së Përgjithshme të përkohëshme Arta Marku, e cila tashmë po “flë” mbi të gjitha dosjet e mëdha, një vepër kjo e presionit të Ramës mbi të./Pamfleti/

Kryesore por heziton nga frika se do jetë vetë ai një “shok” qelie me ta Rama nën presionin e SHBA-BE për të futur në burg “peshqit e mëdhenj” Berisha e Meta