Politike 4 Korrik 2022, 07:33

Rama nga Amsterdami: Jam luftëtar i çmendur unë, s’hesht kur dëgjoj deklarata idiote! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama nga Amsterdami: Jam luftëtar i çmendur unë, s’hesht

Ditën e djeshme nga Amsterdami, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka nga konferencat për tre muaj, për shkak se gazetari i bëri një pyetje ministres Olta Xhaçka që nuk i përqeu shefit të qeverisë.

Rama tha se nuk mund të qëndrojë indiferent kur dëgjon deklarata idiote. Ai tha se nuk e kupton përse liria duhet të jetë vetëm për gazetarët, por edhe vetë kryeministri duhet të ketë lirinë e tij.

“Jam luftëtar i çmendur nuk mund të hesht kur përballem me deklarata idiote, nuk e kuptoj pse liria është për gazetarët dhe jo për kryeministrin dhe unë duhet të kem lirinë time”, tha Rama.

Rama tha se ka shumë kritika për lirinë e medias në Shqipëri, por kjo sipas tij nuk qëndron pasi në vendin tonë nuk ka asnjë gazetë apo gazetar që të ketë patur probleme prej kësaj. Kreu i qeverisë tha se mediat në Tiranë nuk kanë aspak censure, madje shpesh tejkalojnë etikën.

“Megjithatë kjo është shumë e diskutueshme, ka vende ku udhëheqësit i kontrollojnë titujt në darkë dhe të nesërmen kontrollojnë nëse janë botuar siç duhen. Asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri. Kritikohem për diçka, jam përpjekur fort, kam ndryshuar shumë. Unë dua të respektoj kritikët, kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës. Më është dashur të kaloj ferrin fizikisht sepse kam folur dhe ndonjëherë nuk mund të rri pafolur përballë gjërave të çmendur që janë rrezik i abuzimit me lirinë  fjalës dhe kjo i rëndon gjërat.”, vijoi Rama.

Politike Amsterdam Klevin Muka Rama