
Qeveria ka nisur konsultimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Porti aktual i Durrësit do të dalë jashtë funksionit për shkak të kontratës me arabët dhe qeveria ka bërë në plan që poeti tregtar të jetë në Porto Romano.
Rama ka mbledhur në një takim bizneset e huaja dhe gjatë fjalës së tij para tyre, ai u shpreh se ky projekt është keqkuptuar.
“Është fjala për të hapur ekonominë tonë dhe ata që duan të përfshihen në zhvillimet tona ekonomike t’i gëzojnë këto mundësi. Në provën e fakteve do të mund ta shikoni ne vetë të parë se pse i quaj paragjykime dhe jo perceptime të bazuara në realitetin e përpjekjes për procese transparente dhe me integritet dhe që në fund shpërblejnë ato shtylla që i kanë bërë kompanitë tuaja të jenë me kaq shumë zë. Natyrisht që për ne si vend i gjithë ky është një proces i shtrirë në kohë, vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujarë me ne, dhe tre dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për ndërtim Shqipëri moderne dhe ekonomi të hapur dhe konkurruese, mund të konsiderohet shumë por edhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës.
Eksperienca kaq shumë e nevojshme nuk është në anën tonë, i jep referuar ekselencave ndërkombëtare, dhe në këtë rast siç është kompania në fjalë që po punon me kapacitet dhe talent për t’u admiruar. Të jemi të qartë, nuk po punojnë falas, sikundër e dini që holandezët janë sa të zotë aq edhe të shtrenjtë dhe nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë tregtues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin”, tha Rama.