Politike17 Shtator 2018, 18:01

Rama ombrellë e Nikollës, i sulet opozitës: Mbroni kancerin e klasave kolektive, zhytët fëmijët në terr

Shkruar nga Pamfleti
Rama ombrellë e Nikollës, i sulet opozitës: Mbroni kancerin e

Rama ombrellë e Nikollës, i sulet opozitës: Mbroni kancerin e klasave kolektive, zhytët fëmijët në terr

Opozita në muajt e fundit dhe më së shumti ditën e sotme ka lëshuar deklarata të forta ndaj Lindita Nikollës në lidhje me mbylljen e 133 shkollave në të gjithë vendin.

Por ajo që të habit është që Ministria e Arsimit me në krye Nikollën, nuk jep asnjë informacion se sa shkolla janë mbyllur dhe përse.

Edhe në reagimin e tij Rama ka vendosur të mbrojë Nikollën duke i quajtur klasat kolektive një kancer dhe duke akuzuar opozitën se i ka zhytur fëmijët në “terrin e paditurisë dhe analfabetizmit”.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”, shkruan Rama në Twitter.

Lindita Nikolla është një nga ministret më të sulmuara dhe më të dështuara në 26 vitet e demokracisë e cila e ka ulur nivelin e arsimit në shifra të frikshme, duke bërë që edh të sulmohet me salcë dhe vezë nga studentët.

Politike Edi Rama klasat kolektive Lindita Nikolla