Aktualitet14 Qershor 2018, 08:17

Rama, pas Kullave dhe Teatrit i jep kompanisë “Fusha” dhe HEC-in e Becchettit në Kalivaç. Kush fshihet pas kësaj kompani

Shkruar nga Pamfleti
Rama, pas Kullave dhe Teatrit i jep kompanisë “Fusha” dhe

Rama, pas Kullave dhe Teatrit i jep kompanisë “Fusha” dhe HEC-in e Becchettit në Kalivaç. Kush fshihet pas kësaj kompanie dhe asaj turke?!

Nuk kemi asgjë me kompaninë “Fusha” e cila po njeh një shtrirje të jashtëzakonshme përsa i përket objekteve me para publike që po merr nga qeveria e Edi Ramës.

Oligarkët ose kandidatët për t’u bërë oligarkë përdorin të gjitha mënyrat dhe mjetet për të fituar para, qoftë dhe duke përfituar nga dobësia e qeveritarëve që e hedhin si pa të keq paranë publike, për ta përfituar më pas si “bonus” për vete.

Por mënyra e frikshme përmes të cilës “Fusha” po shtrihet në të gjitha pozicionet ku ka lek të madh dhe që janë objekt debati në Shqipëri, lë për të dyshuar se prapa saj fshihen qëllimet monstruoze të një lobi pëerfitues që i ka rrënjët deri lart në qeveri.

Vetëm disa orë pasi “Pamfleti” zbardhi dhe planin monstruoz të Edi Ramës që nën pretendimin për të ndërtuar objektin e ri të Teatrit Kombëtar në Tiranë, të mbushë qendrën e kryeqytetit me kulla e objekte të tjera në shërbim të biznesit familjar që do ta kthejnë qendrën historike të Tiranës në një monstër kullash, “ngre” kokë një tjetër marrëveshje, por në fushën e energjisë.

Kështu, sot është nënshkruar marrëveshja për transferimin e koncesionit për hidrocentralin e Kalivaçit, i cili jepet me koncesion nga Ministra e Infrastukturës dhe Energjitikës.

Ministria bën me dije se koncesioni i kalon shoqërive ‘Ayen Enerji’ dhe “Fusha” Shpk, të cilët do të investojnë sëbashku 125 287 800 euro, një shumë goxha e madhe.

Ndërkohë kujtojmë se saga e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur plot 20 vite më parë, kur u dha me koncesion nga qeveria e atëhershme një kompanie italiane e zotëruar nga biznesmeni Francesco Becchetti.

Të gjithë e dinë historinë e Becchettit, i cili nuk bëri asnjë ndërtim, theu të gjitha afatet dhe marrëveshjet, dhe ndaj tij shteti shqiptar ngriti padi dhe fitoi.

Nuk jemi kundër transferimit të koncensionit të këtij hidrocentrali që do të ndërtohet mbi lumin Devoll dhe me kapacitet afro 100 MEGA, por është e habitshme se sërish është firma “Fusha” në këtë mes. Çfarë interesash dhe “koncensionesh” mes firmës dhe kupolës qeveritare po luhen.

Pasi përposi kompanisë “Fusha” e dyshimë është dhe kompania turke “Ayen Enerji”.

U cila paralel me investimet e Stakraft në HEC-et e lumit Devoll, me Banjën dhe Moglicën, në Veri të vendit, kompania turke Ayen Energy ndërtoi dhe vuri në punë vitin e kaluar HEC Fangun me kapacitet 74,6 MW.

Ky është HEC-i me kapacitetin më të madh të prodhimit i vënë në punë nga një kompani private, duke tejkaluar edhe kapacitetin e HEC-eve të Banjës dhe Ashtës.

HEC-i i Fangut për nga kapaciteti i prodhimit renditet i katërti pas HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës të cilët janë në pronësi shtetërore.

Ky është HEC i dytë në vend i ndërtuar nga kompania turke Ayen pas atij të Peshqeshit me kapacitet 23 MW, i cili nisi prodhimin pak vite më parë. Në vitin 2017, Ayen ishte prodhuesi më i madh privat i energjisë me kapacitet të instaluar 102.5 MË.

Ayen As Energy nisi aktivitetin në vendin tonë në vitin 2012 për realizimin e projekteve të HEC-eve me koncesion në lumin e Fanit në Veri të vendit me HEC-et Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangu, të cilët gjithsej kanë kapacitet të instaluar gjithsej 109.71 MW./Pamfleti

Aktualitet Edi Rama kompania ''Fusha'' kullat teatri