Anti-Mafia17 Mars 2018, 17:32

Rama përdor ish-gratë e tij. Ish-e dashura e kryeministrit bashkohet me Linda Bashën dhe roli i ABI Bank

Shkruar nga Pamfleti
Rama përdor ish-gratë e tij. Ish-e dashura e kryeministrit bashkohet

Nuk ka marrëveshje për çështjen e emrit, Dimitrov-Kotzias të rezervuar dhe me dilema

Kriza greke ka ndikuar fuqishëm në bankat e nivelit të dytë helene që kanë një shtrirje të aktivitetit të tyre në vendet e Evropës.

Tirana Banka dhe NGB Bank, banka me origjinë greke kanë shpallur falimentin në Shqipëri.

Mësohet se  NGB Bank dhe Tirana Bank do të blihen nga ABI Bank.

ABI Bank, është një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri, e cila ka nisur aktivitetin e saj para 3 vitesh në vendin tonë.

Çudia është se për 3 vite kjo bankë ka nisur fuqishëm punën e saj duke u rënditur në një nga bankat më të mira në vend.

Nga e gjen fuqinë kjo bankë? Natyrisht nga Linda Rama, gruaja e Edi Ramës, e cila është shefe e bordit në ABI Bank.

Jo vetëm kaq. Nga burime ende jo zyrtare për Pamfleti.com, qeveria pritet që ti kalojë kësaj banke edhe pagat e administratës shtetësore. Pra Rama do i japë rrogat e shtetit në duart e gruas së tij.

Lë të flasim pak për ABI Bank. I pari që foli (çuditërisht) për këtë bankë, ishte Lulzim Basha.

Kreu i opozitës denoncoi se në krye të kësaj banke qëndronte Linda Basha (Rama).

Basha dha edhe emra të tjerë. Ai tha se Rezze Schlauch, lobuesi i Ramës në Berlin ishte i përfhsirë në këtë bankë.

“Kush është në bordin e kësaj banke?! Eshtë bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Eshtë edhe njëfarë Rezze Schlauch, ish minister federal i Gjermanisë dhe sot ndër lobistët kryesorë të Edi Ramës në Berlin. Këta janë në bordin e e një banke të themeluar nga investitorë në pasuritë e patundshme dhe privatizimet në Rusi, që paratë e tyre i kanë çuar në parajsat fiskale ku kryesisht hetimet e vendeve demokratike janë për pastrim parash.”-tha Basha.

Por çfarë e lidh Rezze Schlauch me Edi Ramën?

Fare e thjeshtë! E lidh gruaja e tij, aktorja shkodrane Ema Ndoja.

Ema Ndoja është bashkëshortja e Schlauch. Ndoja ishte një aktore e filmave shqiptarë para viteve 1990, por pas ardhjes së demokracisë ajo emigroi në Gjermani.

Ema Ndoja ka qënë e dashura e Edi Ramës, madje edhe kanë bashkëjetuar një kohë të shkurtër në Tiranë. Pra Schlauch  dhe Ramën i lidh Ema.

Ish gruaja e Ramës, e lidh me burrin e ri në politikë dhe dy gratë i lidh banka. Një lidhje shumë e ndërlikuar, që ka nisur nga krevati./Pamfleti.com

Plugu Ish-e dashura e kryeministrit bashkohet me Linda Bashën Rama përdor ish-gratë e tij roli i ABI Bank