
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto në përkujtim të jetëve të humbura, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.
Rama shkruan se Shqipëria ka vend nderi në historinë e Luftës së Dytë Botërore për mbështetjen e dhënë ndaj hebrenjve.
“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan kreu i qeverisë.
Përse 27 Janari?
Më 27 Januar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan Kampin nacoionalsocialist të Përqendrimit dhe Shfarrosjes Auzhvic-Birkenau. Ushtarët hasën pak të mbijetuar, rënojat e dhomave të gazit, kufoma dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Auzhvic janë vrarë rreth 1,1 milionë njerëz, shumica rreth 90 përqind e tyre ishin hebrej – e Auzhvici ishte vetëm një ndër kampet e shumta të përndjekjes dhe varsjeve masive në Europë nga Gjermania nacionalsocialiste.
Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në Maj 1945 vdiqën mbi gjashtë milion hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz, që përndiqeshin si homoseksualë, si kriminelë, dëshmitarë të Jehovait dhe shumë njerëz të tjerë, kundër të cilëve drejtohej terrori nacionalsocialist.
Në ditën e parë përkujtimore mbarëbotërore të Holokaustit më 27 Janar 2006 Sekretari i Përgjithshëm asokohe i OKB-së, Kofi Annan, theksoi: “Përkujtimi është edhe një sigurim për të ardhmen.
Humnera që u arrit në kampet naziste të vrasjes, nisi me urrejtjen, paragjykimet dhe antisemitizmin. Përkujtimi i këtyre zanafillave mund të na ndërgjegjësojë që vazhdimisht t’i kemi parasysh këto shenja paralajmëruese.”