alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

30/06/2022, 10:52
ne Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare, Kryesore
A A
Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

Rreziku nga riciklimi i çiftit inter-mafioz Meta-Kryemadhi/ Me protestat e viteve 1998-2005 dhe rikthimin në pushtet, Sali Berisha i shpëtoi drejtësisë dhe vodhi për 100 breza. Gjatë 8 viteve opozitë iu dha garanci nga Edi Rama; ndërsa me këto protesta, Berisha e Meta po synojnë të marrin pushtet me dhunë, për t’i shpëtuar prangave e sekuestrimit nga drejtësia amerikane, lidhur me vendimin “non grata” e disa dosje krimesh që u ka ri-hapur SPAK

Për ta servirur “revolucionin” e 7 korrikut, si gjoja protestë “gjithë-përfshirëse, intelektuale e popullore”, Sali Berisha ka pronotuar një sallë hoteli në qendër të Tiranës, ku çdo ditë, para se të niset te vila e Lalzit, bën takime në logon “Shqipëria në rrezik, ta shpëtojmë nën drejtimin tim dhe të Ilirit”.


-Lexo edhe:

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

Këto takime, Saliu po i servir si mbështetje nga mjekët, mësuesit, fermerët, tregtarët, ndërtuesit, aktorët, taksistët, pensionistët, studentët, të papunët, fakirët, Shoqëria Civile etj., duke menduar se dhe sot pas 17 vitesh, do mashtrojë e do rikthehet në pushtet me demagogjinë e “COP”-it.

Me zë e me figurë, në mbledhjet e ish-kryeministrit “non grata” duken vetëm shërbëtorët e tij ish-ministra, deputetë, drejtorë, doganierë, tatimorë, drejtues policie, “ushtarë” të Shoqërisë Civile dhe disa gra, pensionistë, çuna e goca që Spaho, Këlliçi e Vokshi ia çojnë në çdo takim.

Realiteti social, ekonomik, korruptiv e kriminal që ka instaluar klani mafioz i kryeministrit Edi Rama, është aq i rëndë e shkatërrues në çdo aspekt, sa vërtetë duhet protestuar masivisht e fuqishëm, deri në detyrimin për ta shporrur nga pushteti, ose për të mos e votuar më.

Nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta, paskan kaq “dhimbje” për hallet e shqiptarëve, mund t’i kishin zgjidhur kur kanë qenë veç e së bashku në pushtet, madje Ilir Meta dhe 6 vite kryeministër e ministër me Fatos Nanon e 4 vite me Edi Ramën, ku përlau 40% të pushtetit.

P.sh., “non grata” Sali Berisha u besua e u provua në vitin 2005, kur u betua për “qeverisje me duar të pastra”, por iku nga pushteti me fytyrë të zezë korrupsioni ekstrem, siç e ka përcaktuar DASH, si dhe me 4 ngjarje të rënda: Gërdeci, vrasja e Kosta Trebickës; dhe bashkë me Ilir Metën, zhdukja e Eduard Belegut të PPP kromit e bakrit dhe 21 janari.

Pa asnjë diskutim e madje urgjent, duhet shporrur Edi Rama dhe grupi i tij mafioz Beqja-Ahmetaj- Balluku- Manastirliu- Kumbaro- Peleshi dhe i bandës së drejtorëve: Lame i Kadastrës, Agolli i FSHZH, Berberi i  Rrugëve, Verdho i KESH, Drenova i OST, Pirro Vengu i Portit-Durrës, Ceno Klosi i Tatimeve, Gazheli i Doganave etj.

Po përse dhe për çfarë punësh në dobi të shqiptarëve e vendit, duhet provuar përsëri babi “non grata” i Zenit e Argitës, të cilët krijuan një klikë pushteti mafioz dhe zhvatën pasuritë kombëtare e vrisnin cilindo që i denonconte.

Përse duhet provuar përsëri burri i Monikës dhe klani i tij mafioz, i cili përveçse është me dosje “non grata” gati në DASH me të njëjtat akuza si Sali Berisha; i penduari Nuredin Dumani, i nxori  emrin Ilir Metës, si porositës dhe financues vrasjesh me pagesë

Me protestat e viteve 1998-2005 dhe rikthimin në pushtet, Sali Berisha i shpëtoi drejtësisë dhe vodhi për 100 breza, madje deklaroi se fëmijët e tij janë bërë miliarderë me “punë të ndershme”, gjë që paralajmëron se do t’u quhen “pasuri të pastra” me  ligjin e Amnistisë Fiskale.

FAKT/ Gjatë 8 viteve opozitë, Saliut iu dha garanci nga Edi Rama, i cili nuk i çoi tatimet te bizneset, policinë kriminale për t’i verifikuar pasuritë, nuk e çoi para drejtësisë për Gërdecin e 21 janarin, madje bëri aleanca të hapura dhe skutave me Metën e Berishën.

Ndërsa me nisjen e protestave më 7 korrik, “agallarët  Berisha- Meta nuk kanë inat me Edi Ramën, por synojnë të marrin pushtet, për t’i shpëtuar prangave e sekuestrimit nga drejtësia amerikane, lidhur me vendimin “non grata” e disa dosje që u ka ri-hapur SPAK. /Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Bota

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

12/08/2022, 21:00
Kryesore

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

12/08/2022, 20:41
Kryesore

Tronditet Mali i ZI/ Një person hap zjarr ndaj qytetarëve, 11 të vdekur dhe disa persona të plagosur

12/08/2022, 19:14
Forum

Kjo elitë politike duhet të shkrihet, përfaqëson interesat e kusarëve dhe familjeve të tyre

12/08/2022, 17:12
 Ilir, paske pi i çik, o jetë...!
Editorial

 Ilir, paske pi i çik, o jetë…!

12/08/2022, 14:37
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Pasi “e drodhi” nga një anë në tjetrën, Duma i kërkon llogari Berishës për protestën e 7 korrikut: Të na pyesin për mendime

Pasi “e drodhi” nga një anë në tjetrën, Duma i kërkon llogari Berishës për protestën e 7 korrikut: Të na pyesin për mendime

I vendosën emrin në listën e organizatorëve për protestën e 7 korrikut, Flutura Açka: Nuk do të marr pjesë

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In