Kryeministri Edi Rama, gjatë kësaj të hëne ishte i pranishëm në Bruksel, ku u mbajt dhe një konferencë e përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Joseph Borrell dhe komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku u diskutua për shumë tema, duke nisur nga zgjedhjet parlamentare në vend, e deri tek integrimi i Shqipërisë në BE.
Pas tyre, kryeministri Rama zhvilloi dhe një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me ta.
“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë“, shkruan Rama.