Aktualitet15 Maj 2019, 20:03

Rama refuzon SHISH e DSIK, për largimin e gruas së Geron Xhafaj, nga posti shefe sektori në Portin e Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

Rama refuzon SHISH e DSIK, për largimin e gruas së Geron Xhafaj, nga posti shefe sektori në Portin e Vlorës

Punësimi i kunatës së Fatmir Xhafajt, në këtë sektor me rëndësi strategjike të sigurisë kombëtare, është bërë nga ish-Drejtori Xhevair Çeloaliaj, shkarkuar më 28 qershor 2015, për abuzime të rënda sigurie me detyrën në Port, por më 30 prill 2017, i emëruar nga Fatmir Xhafaj, në detyrën e Drejtorit të Institutit të Policisë Shkencore, ku u nxorrën “false” përgjimet “Babale” të Geron Xhafajt dhe gëzhojat e Ervin Matajt

Familjarizimi dhe kriminalizimi, kanë pushtuar administratën publike, qeverinë parlamentin, drejtësinë, sidomos shërbimet strategjike kombëtare, ku sipas ligjit, duhen emëruar e punësuar, persona me integritet, të pastër e të sigurtë ligjërisht.

Këtë realitet, e provon një informacion-rekomandim i përbashkët, i SHISH dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), dërguar Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për të larguar nga administrata e Portit Detar të Vlorës, zyrtaren e lartë të këtij shërbimi, punonjësen Elvana Xhafaj, me detyrë Shefe e Zyrës së Financës.

Sipas informacionit, motivimi për këtë kërkesë largimi të saj nga detyra e nga Porti Detar, lidhet me faktin se Elvana P. Xhafaj është bashkëshortja e trafikantit Geron Xhefaj, dënuar burg për trafik droge në Itali, ku po vuan dënimin, pas shumë vitesh kërkim ndërkombëtar.

Siç dihet, ai qëndronte i lire, me bashkëshorten shefe në Portin Detar e me biznese të shumta fitimprurëse në Vlorë, Sarandë e Fier, por nuk ndalohej as nga policia e pushtetit të PD ku kishte mik Agron Kuliçajn dhe as nga policia e pushtetit të PS, ku vëllai i tij Fatmir Xhafaj, kishte në dorë çelësat e drejtësisë e më pas të Ministrisë së Brendshme, të dy institucioneve qëndrore që arrestojnë, gjykojnë e ekstradojnë.

Kujtojmë, se emri i gruas së Geron Xhafajt, doli në skenë para 20 ditësh, kur u zbulua se figuronte, si firmëtare në grupin nismëtar të themelimitt të partisë “Bindja Demokratike” të Astrit Patozit, firmë e cila nuk u kundërshtua.

Heshtja lidhet me faktin, se firma ishte e vërtetë, marrë nga ndërmjetës Ardian Kollozi, ish deputet dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i ALIUZNI-t në dy vitet  e fundit të pushtetit të PD, si dhe mik familjar e ortak biznesesh me Geron Xhafajn edhe në legalizime bregdetare, por dhe në milionat e zhdukura të rrugës Trans-Ballkanike në Vlorë./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore nga posti shefe sektori në Portin e Vlorës për largimin e gruas së Geron Xhafaj Rama refuzon SHISH e DSIK