alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rama rikthen amnistinë fiskale, si politikanët dhe krimi pritet të legalizojnë pasuritë e vëna nga korrupsioni dhe trafiqet

23/06/2022, 21:47
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A

Në draft përmendet termi “përbërja e certifikatës familjare”. Në pamje të parë përjashtohen zyrtarët, ish-zyrtarët dhe familjarët e tyre. Mirëpo ligji nuk përjashton të afërmit e tyre. Nëse shohim për shembull ligjin antimafia, ai i ka të përcaktuara kategoritë, pra: vëlla, motër, teze, dajë, krushk, e shumë të afërm të tjerë.

Qeveria ka rikthyer ligjin për amnistinë fiskale. Pas shumë kritikave që erdhën nga institucionet ndërkombëtare, Rama ka vendosur të rihapë debatet, pasi ligji është nxjerrë për konsultim.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Pak muaj më parë qeveria mbajti të ashtuquajturin Këshillim Kombëtar, ku mori “aprovimin” dhe pritet që në legjislaturën e re ligji të shkojë për diskutim në Kuvend.

“Pamfleti” ka siguruar draftin paraprak që ka hartuar Ministria e Financave, i cili është hedhur për konsultim. Ajo që vihet re është se njësoj si te versioni i mëparshëm, edhe këtu ngrihen dyshime se ky ligj më shumë sesa do hapë rrugë që emigrantët të deklarojnë pasuritë informale, do favorizojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në ligj bëhet me dije se çdo qytetar ka të drejtë të deklarojë pasuri deri në 2 milionë euro dhe nuk do i hyjë asnjë gjemb në këmbë. Ndërkohë shteti do mbajë disa tarifa. Sigurisht aty është futur një nen, i cili përjashton nga amnistia funksionarët e lartë, pra ata që bëjnë deklarim vjetor të pasurisë në ILDKP.

Sipas nenit 7, nuk përfitojnë nga ligji të gjithë subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikatës familjare të tyre.

Ndërsa në pikën “2” thuhet se përjashtohen: “Subjektet të cilët kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën 01.01.2022”.

Por nëse lexohen me detaje këto dy pika, dyshimet janë se ato do u japin mundësi të korruptuarve që të legalizojnë paratë. Në draft përmendet termi “përbërja e certifikatës familjare”. Në pamje të parë përjashtohen zyrtarët, ish-zyrtarët dhe familjarët e tyre. Mirëpo ligji nuk përjashton të afërmit e tyre. Nëse shohim për shembull ligjin antimafia, ai i ka të përcaktuara kategoritë, pra: vëlla, motër, teze, dajë, krushk, e shumë të afërm të tjerë. Nga ana tjetër dihet që krimi dhe politika i pastrojnë paratë parmes të tretëve. Pra shumë prona i kanë në emër të të afërmve dhe jo në emër të tyre dhe të familjarëve.

Skema do jetë e njëjtë me atë të deklarimit pasuror çdo vit nga zyrtarët. Nëse marrim një shembull: Një politikan deklaron pasurinë e tij, të bashkëshortes dhe të fëmijëve. Por te pasuria e fëmijëve nuk hyjnë pasuritë që mund të kenë burrat apo gratë e djemve apo vajzave. Pra shumë lehtë një pushtetar mund të legalizojë gjithë pasuritë përmes dhëndrit të tij fjala vjen. Po ashtu përmes të vëllait, kushëririt e të dikujt tjetër. Kjo pasi në rrethin familjar përfshihen vetëm burri, gruaja dhe fëmijët. Pra në këtë mes është lënë një dritare që politika të legalizojë pasuritë.

Janë të shumtë ministrat, ish-ministrat dhe funksionarët që kanë miliona euro pasuri dhe përmes këtij ligji të gjithë do të gjejnë manovra që gjithçka të jetë e ligjshme dhe ata të dalin pa u lagur, pasi ligji i përjashton nga ndjekja penale.

Pasuritë nga jashtë

Një tjetër mundësi e artë për pushtetarët dhe krimin është se do të kenë shansin që të legalizojnë pasuritë që kanë jashtë. Ka shumë politikanë me pasuri në parajsat fiskale. Por me ligjin e ri atyre do u jepet mundësia që të deklarojnë pasuritë dhe t’i sjellin paratë në vend. Kjo pasi të gjithë i kanë në emër të personave të tretë, që nuk i përjashton ligjit “Pasuritë e deklaruara vullnetarisht, që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, mund të legalizohen me pagimin e tatimit të posaçëm, sipas parashikimit të nenit 16, të këtij ligji. Pasuritë e legalizuar në këtë mënyrë mund të përdoren dhe administrohen lirisht sipas parashikimeve të legjislacionit përkatës”, thuhet në nenin 17.

Favoret ndaj krimit

Ky ligj u kundërshtuar fort nga prokuroria kur doli herën e parë, pasi sipas organit të akuzës, krimi iorganizuar e ka të lehtë të legalizojë pasuritë. Çdo person i cili nuk është hetuar apo është ndjekur penalisht, çdo pasuri që ka mund ta legalizojë lehtë, ndonëse ajo mund të jetë pasuri kriminale. Pra më shumë se sa për të legalizuar pasuritë e emigrantëve, ky ligj do jetë një lloj amnistie për pushtetarët dhe bosët e krimit, pasi rrethi po ngushtohet nga dita në ditë.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Nuk ndodhi liberalizimi i vizave për Kosovën, ku qëndron problemi?

BE tenton të rikthejë shpresën në Ballkanin Perëndimor pas "Jo-së" paralizuese, Michel: Po kërkojmë një zgjidhje për Maqedoninë e Veriut

BE tenton të rikthejë shpresën në Ballkanin Perëndimor pas "Jo-së" paralizuese, Michel: Po kërkojmë një zgjidhje për Maqedoninë e Veriut

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In