Aktualitet31 Gusht 2022, 12:08

Rama rikthen Ardi Veliun në Policinë e Shtetit; ‘regjisori i krimit’ ka në dorë fatin e efektivëve

Shkruar nga Pamfleti
Rama rikthen Ardi Veliun në Policinë e Shtetit; ‘regjisori i

Rama rikthen Ardi Veliun në Policinë e Shtetit; ‘regjisori i krimit’ ka në dorë fatin e efektivëve

Pasi e shkarkoi nga detyra e zëvendës/Ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës, epo thamë se e paska kuptuar gabimin. Gabimin, pasi Kryepolicin monstër krimi e korrupsioni, në vend që të shkonte në burg, Rama e coi në Ministrinë e quajtur ‘mbretëria e vjedhjeve’, dhe jo pa qëllim, pasi Velua kishte lidhje me grupet kriminale, të cilët merreshin me biznes rrugësh, energjie, transportesh detare, ajrore, tokësore e deri kulla dhe resorte.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Rama vendosi lirimin e Ardi Veliut nga detyra e zv/Ministrit dhe e riktheu fuqishëm në Policinë e Shtetit. Themi fuqishëm, pasi tani Velua ka në dorë fatin e efektivëve, pasi është emëruar Drejtor i AMP-së, ish-SHÇBA-së.

Turp pas turpi, skandal pas skandali.

E habiteni ju pastaj pse shkarkohet Gledis Nano. Shkarkohet, se nëse nuk je monstër krimi e korrupsioni, nuk i duhesh kujt në këtë lloj Shteti.

‘Pamfleti’ nuk ka heshtur asnjë ditë për bëmat e Ardi Veliut dhe trajtimin që i ka bërë Edi Rama, ku fakti që e emëroi zëvendës/Ministër kur ai ishte për burg, tregoi qartë se Kryeministri ishte i kapur nga mafia kriminale.

Tani, policë të dashur, jeni në dorën e Ardi Veliut.

Më parë e kishit kontrollin nga lart, kur Velua ishte Drejtori i madh, tani e keni nga poshtë, që Velua është Drejtor i vogël me kleckë të madhe.

Ç’mund të themi më shumë, në një vend që kur e pyesin Ministrin e Brendshëm, se a ka përgjegjësi edhe ai për situatën kriminale, ai përgjigjet: Jo, me heqjen e Drejtorit të Përgjithshëm, mjafton kjo punë.

Më poshtë, lexoni disa nga bëmat e Ardi Veliut, që ‘Pamfleti’ i ka denoncuar në kohë: 

https://pamfleti.net/emerimi-i-ardi-veliut-te-ndragheta-s-e-balilit-prova-se-edi-rama-eshte-i-kapur-nga-mafia-kriminale/

https://pamfleti.net/pse-rama-ia-dha-ushtarit-te-ndragheta-s-ardi-veliu-kontrollin-e-transportit-hyrje-dalje-ne-3-portet-detare/

https://pamfleti.net/kokaina-ne-bana-king-dhe-ardi-veliu-i-caktuar-nga-babloku-si-tutor-i-portit-durres-ja-paralajmerimi-qe-beri-pamfleti/

https://pamfleti.net/dokumente-rama-fut-ardi-veliun-ne-pazarin-e-ppp-thumane-kashar-bedeli-i-ballukut-firmos-2-jave-para-vkm/

https://pamfleti.net/ja-5-provat-pse-duhet-arrestuar-ardi-veliu-per-rikthimin-ne-polici-te-komisarit-trafikant-qe-vrau-7-vjecaren/

https://pamfleti.net/vrasja-e-pjerin-xhuvanit-nuk-mund-te-zbardhet-pa-arrestuar-ardi-veliun-skenaristin-e-te-gjitha-ngjarjeve-kriminale-ne-vend/

Kryesore Ardi veliu Edi Rama fati i efektivëve policia e Shtetit regjisori i krimit rikthim