
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot pas mungesës së kryeministrit Edi Rama në seancën plenare ku ishte thirrur në interpelancën urgjente.
Balla tha se interpelanca mund të delegohet, duke iu referuar nenit 6.
Po ashtu ai tha se raste të tilla pas pasur në këtë legjislaturë dhe në ato të kaluarat.
“Kemi të bëjmë me një opozitë që nuk ka asnjë interes. E para; ka një praktikë që kryeministri mund të delegojë zhvillimin e një interpelance. Kur isha në opozitë kërkova 18 interpelanca, dhe vetëm dy u bënë me kryeministrin e asaj kohe, ndërsa të tjerat me delegim. ka një bazë ligjore që lidhet me kushtetutën, me ligjin, ku neni 6 i jep kryeministrit të drejtën e delegimit. Kuvendi vepron me rregulloren dhe me precedentin, në fakt kjo ka ndodhur dhe në këtë legjislaturë. Ka pasur kërkesa dhe nga deputetë të opozitës, ku janë zhvilluar nga në përfaqësues i qeverisë. Duhet të kuptoni se deputetët e opozitës, përfaqësues të asaj që quhet PD zyrtare, s’kanë interes për këtë çështje. Ata folën në emër të drejtësisë amerikane.”, pohoi ai.
Balla foli edhe për arsyet e mungesës së Ramës në seancën e Kuvendit.
Sipas tij kryeministri është në detyrë por ka axhendë.