Kryeministri Edi Rama ka shuar zërat se Lulzim Basha mund të zgjidhet President i Republikës. Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama foli para gazetarëve ku u pyet për presidentin e ri.
Ai tha se do të zgjidhet një person normal dhe jo si presidenti aktual. Por i pyetur nëse ky emër është Basha, shefi i qeverisë nuk i kurseu ironitë.
“Koha është e jashtëzakonshme që t’i japim Shqipërisë një njeri normal. Lulzim Basha mund të bëhet president me votat e kësaj shumice aq sa Berisha mund të fitoje çmimin “Oskar” me mbështetjen e “Syri TV” të Qimi.net”, tha Rama.