Politike 5 Gusht 2022, 11:26

"Rama s’ka indeksuar pagat e punonjësve", Meta paralajmëron qeverinë: Do të bëhet në Kuvend ose e çojmë në Kushtetuese!

Shkruar nga Pamfleti
"Rama s’ka indeksuar pagat e punonjësve", Meta

"Rama s’ka indeksuar pagat e punonjësve", Meta paralajmëron qeverinë: Do të bëhet në Kuvend ose e çojmë në Kushtetuese!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon qeverinë se nuk ka indeksuar pagat e punonjësve.

Përmes një deklarate për shtyp, Meta deklaroi se do të ndërmarrin iniciativë ligjore me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator për të garantuar indeksimin e tyre. Mirëpo, nëse kjo nuk do të arrihet, ish-presidenti paralajmëroi se do ta çojnë çështjen në Kushtetuese.

“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues. Do ndërmarrim iniciativën në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në gjykatë kushtetuese. Paratë do shkojnë për super aferën e Inceneratorëve. 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë”, tha Meta.

Politike indeksimi i pages se punonjesve Meta Rama