Politike23 Qershor 2022, 15:09

Rama sulme dhe ironi ndaj Brukselit: Ndoshta shekullin tjetër do të anëtarësohemi në BE

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulme dhe ironi ndaj Brukselit: Ndoshta shekullin tjetër do

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në sulme dhe kritika ndaj Brukselit sa i takon bllokadës së negociatave. Pas Samitit të BE ai dhe homologët nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia dolën në një konferencë shtypi.

Rama nuk i kurseu kritikat, ndërsa dha detaje dhe për takimin me kreun e Këshillti ët BE.

Faleminderit që jeni këtu dhe më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë. U përpoqa ti them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. Charles Michel më tha se kemi  3 minuta, por unë i thashë se do shërbenin edhe 30 sekonda po të kishin mbajtur fjalën ndaj 3 minuta s’ishin mjaftueshëm. I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi europianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese”, tha Rama.

Më tej nuk i kurseu ironitë në drejtim të Bashkimit Europan.  Rama tha se Shqipëria do të jetë duke pritur edhe shekullin tjetër, ndërsa përballë do të ketë një Bullgari të tretë.

Sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënues që mund të shndërrohet në luftë tragjike globale, nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?! Kemi shumë për të bërë. Ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron. Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtardhe do të përballemi me një tjetër Bullgarie, me një Bullgari të tretë. Do e vlerësonim shumë nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes jemi bashkë”, tha Rama.

Politike BE negociata Rama