Politike 2 Shkurt 2023, 22:21

Rama sulmon gazetarët për skandalin “McGonigal”, Andi Bushati lë studion: Duhet t’i mbyllësh gojën një njeriu që ofendon

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon gazetarët për skandalin “McGonigal”, Andi

Kryeministri Edi Rama vendosi të fliste mbrëmjen e sotme në disa nga mediat shqiptare për të sqaruar situatën lidhur me çështjen “McGonigal”.

Rama foli në Euronews Albania për akuzat e opozitës për “lidhjen” e tij me ish-drejtorin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Mirëpo, intervista në studion e Erla Mëhillit nuk ka shkuar aq e qetë dhe në një moment analisti Andi Bushati ka lënë studion. Rama nuk pranoi, pyetje nga të ftuarit në studio ndërsa i quajti ato “prokurorë të publikë” dhe “shërbëtorë të non-gratas”.

Në këtë moment Bushati i kërkoi Erla Mëhillit të tregojë respekt për veten dhe të mos e lejojë Ramën t’i ofendojë.

“Erla, të ikim ne sa të mbarosh me këtë”, i tha analisti moderatores, teksa u largua nga studio, dhe më pas u rikthe sërish disa momente më vonë.

Andi Bushati: Para se të bësh pyetje, duhet t’i mbyllësh gojën një njeriu që ofebndon

Erla Mëhilli: Po dale t’i bëjë pyetjen

Agron Shehaj: Na thuaj ndonjë fjalë për hetimin e FBI

Edi Rama: Kjo është arsyeja pse unë nuk shkova në Kuvend, pacipëria e këtyre… (i përgjigjet Agron Shehaj)

Politike Bushati McGonigal Rama