Politike24 Nëntor 2022, 12:57

Rama sulmon opozitën: Jeni si gomaricat e Faik Beut, hiqni gozhdën ju mbetet vrima!

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon opozitën: Jeni si gomaricat e Faik Beut, hiqni gozhdën ju

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tone të ashpra opozitës në Kuvend. Sipas tij, në Durrës do të përdoret vetëm gjysma e 800 mijë metrave katrorë, ndërsa gjysma tjetër do të jetë hapësirë publike e transformuar plotësisht.

Kreu i qeverisë ka treguar disa nga arsyet se përse do të zhvendoset porti aktual në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se porti nuk mund të qëndrojë në zemrën e një qyteti turistik, ku ndot ajrin, shkatërron akustikën dhe ku nuk ka mundësi zgjerimi.

“Shqiptarët dhe durrsakët do të kishin të ardhura të mëdha, bilanci i pagesave do të ishte influencuar për mirë. Po më mirë vonë se kurrë dhe ja, vonë, por do të kemi një investim në masë dhe në impakt ekonomik sesa Porto Montenegro. E kam të vështirë të gjej paqen, nuk keni si ta dini sesi njeriu mund të jetë krejt ndryshe nga ju.Punët janë të ndyra të ashpra. Jeni mësuar të vini vërdallë si gomaricat e Faikut. Si luftoni për darën ju o trima, kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima. A do qumësht a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë. Dandi Dandi, kandi randi, rroftë e qoftë Salillandi.

Rroftë soji dhe sorrollopi i gomaricave politik dhe mediatik të mblidhen dhe të hidhen përpjetë dhe nuk ka shans që t’ja heqë njeri Durrësit këtij investim strategjik”, deklaroi Rama.

Politike #Rama sulmon opozitën porti i Durresit