Aktualitet 8 Korrik 2018, 21:04

Rama takohet të martën në Londër me Kryeministrin grek

Shkruar nga Pamfleti
Rama takohet të martën në Londër me Kryeministrin grek

Rama takohet të martën në Londër me Kryeministrin grek

Kur pritet që Tirana dhe Athina të finalizojnë një marrëveshje të gjerë mes tyre për çështje të mbajtura pezull prej vitesh, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras do të takohen javën e ardhshme në një bisedë kokë më kokë.

Dy kryeministrat do të takohen gjatë takimit që mbahet në Londër në kuadër të procesit të Berlinit.

Në fokus të takimit pritet të jetë ecuria e negociatave për çështjen e kufirit detar e cila po diskutohet mes grupeve negociatore të dy vendeve.

Një ditë më parë gazeta greke “Kathimerini” shkruante se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin detar mund të shtyhet për shkak të presionit të opozitës greke pas arritjes së marrëveshjes me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë./TvKlan

 

Aktualitet Londër Rama Takimi Tsipras