Politike12 Dhjetor 2018, 09:25

Rama tallet keq me Kryemadhin: Doktoresha e Shkencave s’paska fjetur mbrëmë, ka gjetur zgjidhje shkencore për studentë

Shkruar nga Pamfleti
Rama tallet keq me Kryemadhin: Doktoresha e Shkencave s’paska fjetur

Rama tallet keq me Kryemadhin: Doktoresha e Shkencave s'paska fjetur mbrëmë, ka gjetur zgjidhje shkencore për studentët!

Ka nisur i acartë mëngjesi i kësaj të mërkure për politikën shqiptare, e cila ka nisur me sulme e përplasje me të gdhirë. Ka qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka sulmuar ashpër Edi Ramën për protestën e studentëve, duke thënë se duhet gjetur menjëherë zgjidhje, ndërsa tha se partia e saj ka dorëzuar dy amendamente në Kuvend për këtë çështje. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, që nga ana e tij, është tallur keq me Kryemadhin, duke u ndalur te skandali që iu zbulua mbrëmjen e kaluar, lidhur me plagjiaturën e doktoraturës. 

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan me ironi se doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë, por e ka gdhirë duke menduar për të shkretët studentë duke gjetur zgjidhjen shkencore.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, shkruan Rama.

Politike doktoratura Edi Rama Monika Kryemadhi plagjiatura protesta e studentëve